LAJMI I FUNDIT:

Çfarë nuk bën të pastrohet me uthull?

Çfarë nuk bën të pastrohet me uthull?

Uthulla përmban thartirën që ndihmon të depërtojë nëpër yndyrën e fortë, ndotjen dhe gurëzit

Uthulla është një ndër lëngjet me të cilin njerëzit dëshirojnë të pastrojnë shtëpinë e tyre, nuk është aq e dëmshme, por ekologjikisht është e pranueshme, transmeton Telegrafi.


Mirëpo, pa marrë parasysh përparësitë e saj, nuk mundemi të gjitha gjërat në shtëpi t’i pastrojmë me këtë lëng.

Në faqen Onegood thing na kanë sqaruar për cilat gjëra duhet megjithatë të kujdesemi.

Mund të dëmtojë sipërfaqet

Uthulla përmban thartirën që i ndihmon të depërtojë nëpër yndyrë të fortë, ndotje dhe gurëz. Mirëpo, thartira e uthullës gjithashtu mund të dëmtojë sipërfaqe të caktuara, prandaj është me rëndësi të dihet cilat duhet të shmangen. Qe se çfarë nuk bën të pastrohet:

• Pllakat e granitit dhe të mermerit. Thartira nuk përzihet me gurët natyralë siç janë graniti dhe mermeri. Mund të humbin shkëlqimin dhe të dëmtohen.

• Thikat e kuzhinës. Nëse dëshironi të jenë si të reja, thartirën duhet shmangur. Më mirë është të përdorni detergjentin për enë dhe ujin.

• Enët e ndotura nga vezët. Thartira do të krijojë tretje ngjitëse, andaj do të jetë më e vështirë të pastrohen.

• Hekuri për hekurosje. Sipërfaqja e hekurit mund të dëmtohet.

• Mobiliet nga druri. Nuk është ide e mirë të pastrohen me uthull. Thartira e uthullës mund të gërryejë disa skaje. Mirëpo, kombinimi i vajit të ullirit dhe uthullës (50 me 50) mund ta pastrojë mirë drurin.

Mund të pastrohet, por duhet të jeni të kujdesshëm

Disa sipërfaqe mund të pastrohen me uthull, por duhet të qitet në sasi të vogla. Nëse uthulla është e rralluar me ujë apo me ndonjë lëng tjetër nuk do të jetë aq e dëmshme.

Kujdes te këto sipërfaqe:

• Dyshemetë nga druri
• Dyshemetë nga guri
• Vijat e pllakave

Lirisht pastroni me uthull

Edhe pse ekzistojnë disa gjëra të cilat nuk do të duhej t’i pastronit me uthull, ka shumë të tilla të cilat mund t’i pastroni:

• Makinën e larjes së enëve.
• Makinën e larjes së rrobave
• Frigoriferin
• Tepihët
• Guacën e WC-së
• Gypat shkarkues
• Gjërat ngjitëse
• Dritaret dhe pasqyrat
• Kokat e dushit
• Gurëzit
• Furrën e mikrovalës
• Qeset për disa përdorime
• Shtrojën për stërvitje.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Kalo në kategori