LAJMI I FUNDIT:

Çfarë nuk bën të pastrohet me sodë bikarbonati

Çfarë nuk bën të pastrohet me sodë bikarbonati

Edhe pse është shumë e dobishme, shikoni se si soda e bikarbonatit nuk është zgjedhje e mirë me rastin e pastrimit

Edhe pse për shkak të një sërë lëvdatash e bën si zgjidhje universale për çdo gjë, soda e bikarbonatit megjithatë nuk është zgjedhje e mirë për pastrimin e këtyre tetë gjërave, sepse mund t’i dëmtojë dhe t’i shkatërrojë plotësisht!


Qelqi

Soda e bikarbonatit është mjet shumë agresiv, me të cilën shumë lehtë mund t’i dëmtoni sipërfaqet e qelqta. Nëse dëshironi të përdorni mjete natyrale, më mirë është të përdorni uthullën.

Alumini

Lirisht mund të lani enët e aluminta me sodë bikarbonati, mirëpo mos harroni që duhet menjëherë t’i shpëlani, në të kundërtën pluhuri i bardhë mund të shkaktojë oksidim dhe të lërë gjurmë të bardha të cilat është e pamundur t’i eliminoni.

Mermeri dhe kuarci

Me kalimin e kohës soda e bikarbonatit shkatërron shtresën mbrojtëse në sipërfaqe të mermerit dhe të kuarcit, pastaj fillon të lërë gërvishtje të shëmtuara në vetë materialin, transmeton Telegrafi.

Soda e bikarbonatit zbut erën e fortë të djersës!
Lexo po ashtu Soda e bikarbonatit zbut erën e fortë të djersës!
Mobiliet e drunjta dhe dyshemeja

Soda e bikarbonatit mund të jetë shumë e fortë për disa lyerje në mobilie të drunjta. Si edhe te mermeri dhe kuarci, në fillim do të shkatërrojë shtresën mbrojtëse, pastaj do të shkatërrojë edhe vetë drurin.

Enët e praruara në ar

Ari është metal shumë i butë, ndërkaq soda është mjet shumë abraziv për pastrim. Kur njëherë të dëmtohet shtresa e arit, me kalimin e kohës e gjitha do të shkatërrohet.

Lëkura

Soda e bikarbonatit është bazike, ndërsa lëkura e njeriut butësisht e thartë. Me përdorimin e sodës së bikarbonatit në lëkurë do të neutralizohet thartira normale, gjë që si pasojë do ta bëjë lëkurën të thatë dhe të pëlcitur.

Flokët

Njësoj si edhe me lëkurën, përdorimi i sodës së bikarbonatit në flokë do të çojë deri në eliminimin e vajrave natyrale, prandaj flokët do të jenë të thata dhe të thyeshme. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

Astrologji
Dashamirës që ‘hedhin kripë’: Tri shenjat e horoskopit që priren të flasin pas krahëve

Dashamirës që ‘hedhin kripë’: Tri shenjat e horoskopit që priren të flasin pas krahëve

Astrologji
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Kalo në kategori