LAJMI I FUNDIT:

Çfarë ndodhë me veturën kur përplaset në mur derisa lëvizë me 150 kilometra në orë?

Çfarë ndodhë me veturën kur përplaset në mur derisa lëvizë me 150 kilometra në orë?

Videoja e publikuar në YouTube në kanalin Vilebrequin, tregon se çfarë ndodhë me veturën kur goditet në mur derisa lëvizë me shpejtësi prej 150 kilometra në orë.

Ekipi që qëndron prapa këtij kanali, për eksperimentin e realizuar kishte zgjedhur BMW Serie 5 të gjeneratës E39, transmeton Telegrafi.


Vetura është kontrolluar me dirigjues nga distanca me qëllim që derisa lëvizë me shpejtësi prej 150 kilometra në orë të përplaset në barrierën statike.

Edhe pse nuk është në pyetje ndonjë gjeneratë e re e Serie 5, kjo veturë që u prodhua më 2004, akoma shpesh mund të shihet nëpër rrugët tona dhe shumë e konsiderojnë shumë të siguritë – për faktin se bëhet fjalë për një veturë premium.

Videoja konfirmon se në një aksident të tillë, gjasat për mbijetesë janë minimale. Mjafton të thuhet se asnjë pjesë e karrocerisë së veturës nuk ka shpëtuar pa u dëmtuar. /Telegrafi/