Megjithatë, ndërsa spekulimi vijon dhe përflitet se mbrojtësi i Spanjës ka kërkuar largimin nga Real Madridi, disa fansa të Unitedit kanë filluar të entuziazmohen.

“Mirror” ka llogaritur çfarë mund të ndodhë nëse Ramos largohet nga “Santiago Bernabeu”:


1. Diego Costa do të fillojë të lëpijë buzët

Pavarësisht se janë kolegë ndërkombëtarë, kur bëhen bashkë Costa dhe Ramos, i nxjerrin më të keqen njëri-tjetrit. Mançester Junaitid vs Çelsi më 28 dhjetor do të duken më interesante.

2. Kartona të kuq

Ramos ka marrë 19 kartonë të kuq në karrierën e tij te Real Madridi.

3. Nuk do të jetë për shumë kohë në mbrojtje

4. Do të shkojë shpesh në Londër për të takuar shokun e tij, Mesut Ozil

5. Festimet e golave do të jenë të shkëlqyera

6. Mund të jetë pak i turpshëm në ditët e para të trajnimit dhe tifozët e Unitedit do të entuziazmohen shumë.
 

telegrafi sport app