LAJMI I FUNDIT:

Çfarë lidhje kanë rënia e flokëve dhe problemet e stomakut?

Çfarë lidhje kanë rënia e flokëve dhe problemet e stomakut?

Nëse shpesh ndieni fryrje pas ushqimit, ndërkaq flokët ju bien shumë më tepër se më parë, përgjigjja për problemin tuaj me siguri qëndron në një formë e mungesës së hekurit

Fryrja e stomakut që ndodh kur hani bukë, drithëra ose ëmbëlsira shoqërohet ndonjëherë me kruajtje të veshëve, vështirësi në të menduar, kapsllëk ose diarre.


Ky infeksion kronik i stomakut shkaktohet nga bakteret, kërpudhat dhe viruset, të cilat marrin hekurin nga zorrët tona.

Rënia e flokëve, shpesh ndodh për shkak të mungesës së hekurit, transmeton Telegrafi.

Ferritina është një formë hekuri që depozitohet kryesisht në mëlçi, por edhe në folikulat e flokëve.

Kur trupi përballet me mungesë hekuri, ai do ta marrë atë nga ‘vende më pak të rëndësishme’, siç janë flokët, për t’i përmbushur ato nevoja.

Në rastin e rritjes së tepruar të baktereve të zorrëve ose kërpudhave, jo vetëm që trupi do të zbrazë të gjitha rezervat e hekurit, por trupi do të thithë më pak këtë mineral. Pas një kohe, kjo shkakton nivele të ulëta të ferritinës.

Zgjidhja – për të kompensuar ferritinën, por edhe për të zgjidhur problemet e stomakut

Nëse rënia e flokëve është për shkak të ferritinës së ulët, nivelet e saj zakonisht duhet të jenë mbi 50μg/L për të ndaluar rënien e flokëve dhe më shumë se 70 μg/L për rigjenerimin e tyre.

Sidoqoftë, pasi ferritina e ulët buron nga problemet me zorrët, kjo gjendje duhet së pari të shërohet në mënyrë që rënia e flokëve të ndalet dhe të rritet përsëri. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori