LAJMI I FUNDIT:

Çfarë fatkeqësie për Paul Pogban: Mes lotëve lëshon fushën

Çfarë fatkeqësie për Paul Pogban: Mes lotëve lëshon fushën

Ylli i Juventusit, Paul Pogba kishte startin e tij të parë në 390 ditë, por zgjati pak më shumë se 20 minuta para se të pësojë një lëndim tjetër muskulor.

Mesfushori pati një fillim të shkëlqyeshëm kundër Cremonese në Allianz Stadium në Torino, duke pasur disa gjuajtje, por kur ai goditi në nga distanca, ai papritmas ndaloi dhe menjëherë ndjeu se diçka nuk po shkonte.


Pogba ishte dukshëm i shqetësuar ndërsa mori trajtim në gjurin dhe kofshën e majtë, por ishte në gjendje të dilte nga fusha për t’i hapur rrugën Arkadiusz Milik.

Stafi mjekësor i Juventusit bëri të ditur për Football Italia se është një çështje e kuadricepit të majtë.

28-vjeçari tërhoqi fanellën e tij mbi fytyrë për të fshehur lotët, të cilët ishin ende të dukshëm pas një goditjeje qetësuese në shpinë nga trajneri Massimiliano Allegri.

Ishte jashtëzakonisht e ngjashme me ndeshjen e fundit që filloi Pogba, e cila ishte për Manchester United kundër Liverpoolit në prill 2022.

Përfshirë këtë mbrëmje, Pogba ka mundur të luajë vetëm 159 minuta futboll me fanellën e Juventusit këtë sezon.

Kjo do të thotë gjithashtu se ai do të jetë jashtë gjysmëfinales së Ligës së Evropës të së enjtes së ardhshme kundër Sevillas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Kalo në kategori