LAJMI I FUNDIT:

Çfarë është sëmundja Raynaud?

Çfarë është sëmundja Raynaud?

Nëse dalim jashtë në dimër pa dorashka, me siguri do t’i shohim gishtat tanë të bardhë dhe të mpirë.

Ky është vetëm reagimi normal i trupit tonë ndaj temperaturave të ftohta dhe duart tona do të kthehen përsëri në gjendje normale, sapo t’i ngrohim. Sidoqoftë, për disa njerëz ato simptoma mund të jenë shenja e një gjendje më serioze, të quajtur sëmundja Raynaud, e cila mund të jetë e dëmshme për shëndetin e tyre.


Bright Side tregon më shumë për këtë sëmundje, simptomat e saj dhe si ta parandalonim atë:

Çfarë është sëmundja Raynaud

Kur shfaqet sëmundja Raynaud, arteriet që furnizojnë gjak në lëkurën tuaj ngushtohen për shkak të temperaturave të ftohta ose stresit emocional. Kjo, nga ana tjetër, bën që duart, gishtat e këmbëve dhe ndonjëherë pjesët e tjera të trupit të  kthehen të bardha dhe/ ose blu dhe të ndihen të mpira.

Pastaj, ato kthehen të kuqe kur qarkullimi i gjakut kthehet. Ky proces mund të shoqërohet edhe me dhimbje. Simptomat zakonisht zgjasin vetëm disa sekonda ose minuta, por ato mund të zgjasin deri në disa orë në raste të rënda.

Shkaktarët e sëmundjes Raynaud

Ekzistojnë 2 lloje të  Raynaud-it, parësore (sëmundja Raynaud) dhe sekondare (sindromi Raynaud).

Shkaku i  kryesor Raynaud-së është i panjohur. Është normale që enët e gjakut që janë afër lëkurës tuaj të tkurren kur është ftohtë. Por, kur njerëzit kanë sëmundjen Raynaud, enët e tyre tkurren më shumë dhe më shpejt se normalisht. Sidoqoftë, është më e butë dhe më e zakonshme se sindromi Raynaud dhe shpesh nuk ka nevojë për ndonjë trajtim.

Simptomat e sëmundjes Raynaud

Sëmundja Raynaud zakonisht prek gishtërinjtë e dorës dhe këmbës por, mund të ndikojë edhe në pjesët e tjera të trupit si: hunda, veshët, buzët dhe thitkat. Për shkak të temperaturave të ftohta ose stresit emocional, arteriet mund të ngushtohen dhe zvogëlojnë ose ndërpresin furnizimin me gjak në zona të caktuara. Kjo mund t’i bëjë ato:

  • Të bardhë dhe më pas blu
  • Ndjehen të ftohta, të mpira ose në dhimbje
  • Bëhen të kuqr ose djegin kur të kthehet rrjedhja e gjakut

Si mund të parandaloni sëmundjen

Në mënyrë që të parandaloni një sulm të sëmundjes Raynaud, përpiquni të:

  • Shmangni temperaturat e ftohta dhe vishni rroba të ngrohta, veçanërisht në duar dhe këmbë
  • Ushtroni rregullisht – ndihmon në përmirësimin e qarkullimit

  • Kufizoni përdorimin tuaj të kafeinës dhe alkoolit
  • Shmangni presionin e tepërt në majë të gishtave
  • Ndaloni pirjen e duhanit
  • Shmangni stresin emocional dhe mësoni ta menaxhoni atë /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori