LAJMI I FUNDIT:

Çfarë është konkretisht efekti alter ego

Çfarë është konkretisht efekti alter ego

Alter ego vjen si term nga Ciceroni dhe do të thotë “uni tjetër” ose “miku i besuar”. Sipas ekspertit të alter egos, Todd Herman, autor i “The Alter Ego Effect”, ne të gjithë kemi një version të preferuar të vetes, ashtu siç kemi një vakt ose një ëmbëlsirë të preferuar

Këto versione nuk konkurrojnë njëri-tjetrin, por dalin në kohë të caktuar.


Me fjalë të tjera, një alter ego është një identitet tjetër i krijuar nga një individ për të nxjerrë një version më të mirë ose një version ndryshe të vetes. Jo pak artistë thonë se “kur dalin në skenë shndërrohen”. Sportistët thonë se “në fushë nuk e njohin më veten”.

David Bowie (Ziggy Stardust)

Sipas Todd Herman, alter egoja nuk është diçka që i përket vetëm njerëzve të famshëm. A është e zbatueshme te një shitës, marangoz, doktor, infermier apo mësues? “Po, absolutisht,” thotë ai. “Gjëja e vetme që duhet të kuptoni për alter egon është se ndërtohet për t’u zbatuar në një kontekst specifik dhe nuk është gjithëpërfshirëse dhe e përjetshme.”

Alteregoja nuk është një tjetër person – jeni ju. Herman thekson se nuk lidhet me të qenurit një person i shtirur, por me të përdorurit të gjitha aftësitë dhe karakteristikat që i keni, por thjesht “janë në gjumë”. Në thelb, nuk ka asgjë të keqe, madje inkurajohet që të veproni dhe silleni ndryshe kur jeni me miqtë, ndryshe në një takim me shefin dhe ndryshe kur drekoni me vjehrrit.

Në librat komikë, Bruce Wayne drejton biznesin e tij, ndërsa Peter Parker punon si fotograf për Daily Bugle. Por të dy i bashkon dëshira për të luftuar padrejtësinë, Wayne si Batman, ndërsa Peter Parker si Spiderman. Reporteri Clark Kent ishte Superman. Personazhi i famshëm i Alexandre Dumas te “Konti i Monte Kristos”, Edmond Dantès, ishte konti i Monte Kristos, abati italian Giacomo Busoni dhe Lord Wilmore. Në Disney, Miley Stewart ishte edhe Hannah Montana.

Miley Stewart dhe Hanna Montana (luajtur nga Miley Cyrus)

Në jetën reale, te artistët përmendim David Bowie, alter egoja më e famshme e të cilit ishte Ziggy Stardust, një alien me tipare njeriu që i mundësonte Bowie-t të ishte i patrembur. Vite më parë, Beyonce krijoi alter egon Sasha Fierce. Ajo e përshkruan atë si më gazmore, sensuale dhe agresive dhe e lejon “ta pushtojë” kur është në skenë.

Beyonce (Sasha Fierce)

Shtojmë edhe se Kobe Bryant kishte gjithashtu një alter ego, The Mamba.

Kobe Bryant (The Mamba)

Burimet: Medium, Merriam Webster, Healthline, WebMD, Anabel, Daring to Live Fully

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

Astrologji
Kalo në kategori