LAJMI I FUNDIT:

Çfarë është Hantavirusi, virusi që thuhet se u rishfaq në Kinë?

Çfarë është Hantavirusi, virusi që thuhet se u rishfaq në Kinë?

“Hantavirus”. Ky është emri që tanimë është shpërndarë në rrjetet sociale, pasi një burrë në Kinë ka gjetur vdekjen ndërsa ishte në një autobus, bashkë me disa udhëtarë të tjerë.

Sipas një raportimi të Global Times, një burrë nga provinca Yunnan e Kinës vdiq nga Hantavirusi ndërsa ishte në një autobus në provincën Shandong.


Siç ishte thënë më tej, të gjithë 32 udhëtarët e tjerë në autobus janë testuar për virusin, përcjell Telegrafi.

Në Kinë rishfaqet një virus tjetër i quajtur Hantavirus, tashmë ka një të vdekur
Lexo po ashtu Në Kinë rishfaqet një virus tjetër i quajtur Hantavirus, tashmë ka një të vdekur

Një raportim i tillë vjen në kohën kur bota po përpiqet të gjejë një kurë për pandeminë e frikshme të coronavirusit.

Si pasojë e coronavirusit, së paku deri më tani është raportuar se numri i përgjithshëm i atyre që janë infektuar globalisht është afër numrit 400,000 dhe numri global i vdekjeve ka kapërcyer shifrën 16.500.

Por çfarë është Hantavirusi?

Sipas medicinenet, përcjell Telegrafi, termi hantavirus përfaqëson disa grupe të viruseve që përmbajnë ARN (që janë anëtarë të familjes së virusit të Bunyaviridae) që barten nga brejtësit dhe mund të shkaktojnë infeksione të rënda të frymëmarrjes të quajtur Sindroma Pulmonare Hantavirus (HPS) dhe ethe hemorragjike me sindromën renale (HFRS).

Po sipas të njëjtës webfaqe, përcjell Telegrafi Sindroma Pulmonare Hantavirus (HPS) është një sëmundje në të cilën, në fazën e vonë të infeksionit me një nëntip hantavirus, pacientët përjetojnë bllokim të mushkërive, akumulimin e lëngjeve në mushkëri dhe gulçim.

“Simptomat e hershme (lodhja, ethet, dhimbjet e muskujve) janë jospecifike. Për më tepër, disa hantaviruse mund të shkaktojnë ethe hemorragjike me sindromën renale (HFRS) ndërsa sëmundja përparon”.

"Hantavirus? Ju lutem mos bëni panik", ekspertja thotë se nuk është virus i ri - për më shumë nuk transmetohet nga njeriu në njeri
Lexo po ashtu "Hantavirus? Ju lutem mos bëni panik", ekspertja thotë se nuk është virus i ri - për më shumë nuk transmetohet nga njeriu në njeri

Hantavirusi përhapet tek njerëzit nga urina, fecesi, pështyma dhe nga grimcat ajrore – por jo edhe nga njeriu në njeri.

Po sipas medicinenet, mjekët zakonisht diagnostikojnë HPS në mënyrë supozuese nga simptomat e mushkërive të pacientit ose nga shoqërimi i pacientit me brejtësit ose nga kontakti i mundshëm i pacientit me pluhurin e ajrit të kontaminuar nga brejtësit.

“Rrezet X të gjoksit ofrojnë dëshmi shtesë, por diagnoza përfundimtare zakonisht bëhet në një laborator të specializuar ose në Qendrat e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC)”, thuhet më tej.

Nuk ka trajtim specifik të HPS; mjekët zakonisht trajtojnë pacientët në një institucion të kujdesit intensiv dhe shpesh kërkojnë mbështetje të frymëmarrjes (intubacioni dhe ventilimi mekanik).

Periudha e inkubacionit për hantavirus, siç thuhet më tej, është rreth një deri në pesë javë.

“Rreth 38% e infeksioneve hantavirus janë vdekjeprurëse (shkalla e vdekshmërisë); specialistët zakonisht kujdesen për pacientët e infektuar”, thuhet ndër tjerash në shkrim. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori