Një pilot i Etihad Airways së fundmi ka shpërndarë një fotografi të çuditshme të një aeroplani komercial të mbushur me 80 zogj, secili me bileta individuale të paguara nga një princ saudit.


w2 9

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, imazhi i pazakontë i kopesë së zogjve të ulur në kabinën e aeroplanit ka bërë kureshtarë shumë përdorues të rrjeteve sociale, me çka edhe është shpërndarë me të madhe në internet.

Gjuetia është jashtëzakonisht popullore në Lindjen e Mesme dhe shumica e linjave ajrore të cilat ofrojnë shërbime në rajon kanë një formë të politikës për lejimin e zogjve në aeroplan, për sa kohë ata kanë një pasaportë për kafshët.

Ndërsa një tufë e zogjve është sigurisht një nga gjërat më të pazakonta të keni parë në bordin e një aeroplani pasagjerësh, ajo nuk është (deri tani) një nga speciet më të çuditshme të parë ndonjëherë në një aeroplan. /Telegrafi/

w3 9

w4 7

w5 7

w6 6

w7 4

w8 2