LAJMI I FUNDIT:

Çështja e liberalizimit të vizave, dialogu Kosovë-Serbi dhe takimi i ardhshëm Kurti-Vuçiq – deklaratat e Borrellit pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së

Çështja e liberalizimit të vizave, dialogu Kosovë-Serbi dhe takimi i ardhshëm Kurti-Vuçiq – deklaratat e Borrellit pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë diskutuar të hënën për Ballkanin Perëndimor, ndërsa të ftuar ishin edhe homologët e gjashtë shteteve nga rajoni. 

Në këtë takim u diskutua për situatën në Ballkan, sigurinë e rrethanat tjera, ndërsa shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell pas takimit ka folur edhe për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, si i vetmi vend në Evropë që nuk gëzon lirinë e lëvizjes.


Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell në një deklaratë pas takimit ka thënë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret, por ende nuk është arritur vendimi politik në nivel të Këshillit të Ministrave të BE-së.

Shefi i diplomacisë evropiane, Borrell: Janë përmbushur kriteret, mbështesim liberalizmin e vizave për Kosovën
Lexo po ashtu Shefi i diplomacisë evropiane, Borrell: Janë përmbushur kriteret, mbështesim liberalizmin e vizave për Kosovën

Borrell po ashtu ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, për të cilin tha se dëshirojnë të shohin përparim në procesin e dialogut për normalizimin e raporteve.

“Kemi nevojë për qasje konstruktive dhe progres të shpejtë, proces të normalizimit të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Secila palë pajtohet rreth kësaj çështje por kur të ulen bashkë, atëherë përparimi bëhet i vështirë”, tha Borell.

Ai po ashtu potencoi domosodoshmërinë e implementimit të të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani në kuadër të dialogut.

“Kur janë në tryeza diskutimi zotohen për bisedime, pro kur ulen bashkë, hezitojnë të merren vesh”, tha Borrell.

Shefi i diplomacisë së BE-së ka folur edhe për një takim tjetër mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandar Vuçiq mund të mbahet para fillimit të verës.

​Borrell: Shpresoj që Kurti e Vuçiq të takohen deri në verë
Lexo po ashtu ​Borrell: Shpresoj që Kurti e Vuçiq të takohen deri në verë

“Ne duhet të krijojmë besim, është thelbësore që të përmirësohet atmosfera në dialog. Angazhimi në veprime pozitive për të krijuar besim dhe për të shmangur hapat e njëanshëm dhe shpresoj që para verës ne do të jemi në gjendje të mbajmë një takim të ri në nivelin e lartë politik me kryeministrin e Kosovës dhe presidentin e Serbisë, por puna për këtë është ende duke vazhduar”, ishte shprehur shefi i diplomacisë së BE-së.

Borrell deklaroi se është biseduar edhe për pasojat që kanë dalë nga lufta që Rusia ka nisur në Ukrainë.

“Ne kemi mbështetur aleatët që kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë. Serbia është një nga vendet që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe duhet që sa më parë ta bëjë këtë”, tha ai.

“Ne presim që kandidatët për anëtarësim në BE që t’i bashkohen politikës së jashtme të BE-së”.

Duke aluduar në Serbinë e cila mbështetë luftën e Ukrainës, por nuk i vendos Rusisë sanksione, Borrell tha se të qenit neutral sot, është koncept fals.

Borrell, Serbisë: S’ka të ardhme evropiane nëse mbahen kontakte me Putinin
Lexo po ashtu Borrell, Serbisë: S’ka të ardhme evropiane nëse mbahen kontakte me Putinin

Prandaj ai tha se duke vendosur edhe Rusinë edhe Ukrainën në të njëjtën pozitë, e zbeh diferencën mes sulmuesit dhe të sulmuarit.

“Për mua është e qartë, si përfaqësues i lartë dhe për kolegët e mi, se të mbash lidhje të ngushta me regjimin e [presidentit të Rusisë, Vladimir] Putinit nuk është më në përputhje me ndërtimin e së ardhmes në BE. Këto të dy gjëra më nuk shkojnë në të njëjtën kohë”, tha Borrell.

Ndryshe, në takimin ministror të së hënës, morën pjesë edhe gjashtë ministra të jashtëm nga secili shtet i rajonit. Kosovën në këtë takim e ka përfaqësuar ministrja e jashtme, Donika Gërvalla. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori