Kryesuesit e Kuvendeve Komunale të Leposaviqit, Mitrovicës së Veriut dhe Zubin Potokut, i janë drejtuar me kërkesa të ndara Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar në adresën zyrtare tri kërkesa të ndara nga Kryesuesit e Kuvendeve Komunale për Leposaviq, Mitrovicë e Veriut dhe Zubin Potok. Përmbajtja e këtyre tri kërkesave është e njëjtë. Së pari, të tre Kryesuesit e Kuvendeve Komunale kanë kërkuar nga KQZ, që t’i ofrojmë informatat zyrtare për anëtarët e grupit iniciues se a janë votues të komunave përkatëse. Së dyti, të njëjtit kanë kërkuar që t’i ofrojmë informatat lidhur me numrin e përditësuar të votuesve të regjistruar në këto komuna, mbi bazën e të cilit përllogaritet numri minimal i nevojshëm i nënshkrimeve prej 20%”, tha ai.
Elezi shtoi se këto kërkesa janë duke u trajtuar dhe brenda afatit 5 ditor do tu përgjigjen.
“Për këto përgjigje, do të bashkëpunojmë edhe me Agjencinë për Regjistrimin Civil pasi lista votuese buron nga ekstrakti i Regjistrit Qendror Civil”, tha Elezi.
Ndryshe ditë më parë një grup i qytetarëve serbë kanë dorëzuar një kërkesë për shkarkimin e kryetarit të Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, mirëpo Kuvendi Komunal iu ka kthyer përgjigje negative duke mos e pranuar si të bazuar këtë kërkesë sipas Udhëzimit Administrativ të MAPL-së.
Lajmin për Telegrafin e kishte konfirmuar kryesuesi i Kuvendit Komunal, Nexhat Uglanin i cili tha se sot kanë dërguar përgjigje zyrtare tek grupi iniciues, Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL) si dhe në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ).
Sipas tij, kërkesa e këtij grupi iniciues nuk është në përputhje me Udhëzimin Administrative MAPL nr.02/2023 për largimin e kryetarit të Komunës nga funksioni.
Ai tha se kërkesa e këtij grupi iniciues ka shumë mangësi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJanjiq tregon kush i bllokoi kufijtë me Kosovën: Janë pjesë e strukturës shtetërore të Serbisë
Gjilan, arrestohet një person - kontrabandoi mish të edhit nga Serbia
Kongresisti amerikan Torres: Historia është në anën e pavarësisë së Kosovës, Vuçiqi është në anën e gabuar të historisë
Shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Serbi, Sinani: Të rinjtë shqiptarë do të detyrohen të shpërngulen nga Lugina
Lali nga India “mban gjallë” biznesin shqiptar prej 18 vitesh: Jam shumë i lumtur në Shqipëri
Magjistralja Prishtinë-Podujevë: Kolona, lloç e shtëpi të çara nga punimet e rrugës në Bardhosh
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
"Unë dhe Lirimi nuk jemi më bashkë, hapin e kam marrë unë" - Santiana shpalos detaje nga ndarja
Georg Koch: Kjo është intervista ime e fundit
Ish-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Për cilat projekte shkuan qindra-mijëra euro nga Kosova te Radoiçiq
Santiana Maloku pas fotografisë virale: Unë falem dhe nuk e shikoj fare çfarë thonë të tjerët
Adresimi presidentit serb, Shasha: Nga fiaskoja në Banjskë, hapësira manovruese e Vuçiqit po zvogëlohet