LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Mitrovicës Veriore nuk e pranon si të bazuar kërkesën për shkarkim të kryetarit, Erden Atiq

Komuna e Mitrovicës Veriore nuk e pranon si të bazuar kërkesën për shkarkim të kryetarit, Erden Atiq

Ditë më parë një grup i qytetarëve serbë kanë dorëzuar një kërkesë për shkarkimin e kryetarit të Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, mirëpo Kuvendi Komunal iu ka kthyer përgjigje negative duke mos e pranuar si të bazuar këtë kërkesë sipas Udhëzimit Administrativ të MAPL-së. 

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar kryesuesi i Kuvendit Komunal, Nexhat Uglanin i cili tha se sot kanë dërguar përgjigje zyrtare tek grupi iniciues, Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL) si dhe në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ).


Sipas tij, kërkesa e këtij grupi iniciues nuk është në përputhje me Udhëzimin Administrative MAPL nr.02/2023 për largimin e kryetarit të Komunës nga funksioni.

Ai tha se kërkesa e këtij grupi iniciues ka shumë mangësi.

"Kërkesë për shkarkim të kryetarëve në katër komunat në veri", Uglanin: S'kam pranuar asgjë zyrtarisht
Lexo po ashtu "Kërkesë për shkarkim të kryetarëve në katër komunat në veri", Uglanin: S'kam pranuar asgjë zyrtarisht

“Sot jemi përgjigjur, pasi sot është dita e pestë, e fundit për të ju përgjigjur. Sot ju kam përgjigjur grupit iniciues, MAPL-së dhe KQZ-së se ajo kërkesë nuk është në përputhje me Udhëzimin Administrativ dhe ua kemi kthyer përgjigjen negative. Kërkesa nuk u pranua nga kryesuesi i Kuvendit komunal sepse sipas Udhëzimit Administrativ, hapi i parë është dashur të njoftohen kryesuesi në lidhje me formimin e grupit iniciues.

E ata se kanë bërë këtë. Hapi i dytë ka qenë konkret që unë duhet atë grup iniciues ta regjistrojë përmes KQZ-së, për hapa tjera. Kërkesa e tyre është me shumë mangësi. Kjo është e qëllimshme dhe politike. Ndërsa, ne bazohemi sipas Udhëzimit Administrativ”, ka thënë Uglanin.

Ndërkaq, sipas Udhëzimit pas pranimit të kërkesës, jo më vonë se pesë ditë, kryesuesi i kuvendit komunal e shqyrton atë dhe e regjistron grupin nismëtar si palë të autorizuar. Nëse kjo nuk bëhet brenda afatit, atëherë grupi nismëtar mund të kërkojë nga KQZ-ja të shqyrtojë kërkesën dhe ta regjistrojë si palë të autorizuar.

Jo më vonë se pesë ditë nga regjistrimi, grupi nismëtar duhet të paraqesë te kryesuesi i kuvendit komunal dokumentacionin e nevojshëm ku përfshihen lista e nënshkrimeve dhe autorizimi nga kuvendi komunal për shfrytëzimin e hapësirës publike për mbledhjen e nënshkrimeve.

Më pas KQZ-ja, jo më vonë se pesë ditë nga pranimi i kërkesës, njofton kryesuesin e kuvendit komunal, grupin nismëtar për numrin e tërësishëm të votuesve në komunën përkatëse dhe për numrin e nënshkrimeve që kërkohen.

Grupi nismëtar ka afat prej 30 ditësh që të mbledhë nënshkrimet fizikisht. Afati mund të shtyhet vetëm një herë për 15 ditë.

Më pas nënshkrimet dorëzohen te kryesuesi i kuvendit komunal dhe KQZ-ja. Pas kësaj, institucioni i zgjedhjeve verifikon nënshkrimet dhe nëse nuk janë aq sa kërkohen – 20 për qind e votuesve – nismëtarët e kërkesës kanë afat prej 10 ditësh për të përmbushur këtë kuotë.

Nëse KQZ-ja më pas konfirmon se janë mbledhur nënshkrimet e duhura, atëherë organizohet votimi për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni. Votimi organizohet nga KQZ-ja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori