LAJMI I FUNDIT:

Çenari dhe Almeda do të martohen në datën kur modelja shqiptare feston ditëlindjen

Çenari dhe Almeda do të martohen në datën kur modelja shqiptare feston ditëlindjen

Modelja dhe aktorja shqiptare, Almeda Abazi, do të veshë fustanin e bardhë më 13 shkurt, ditën që mbush 25 vjet. Kjo ka qenë befasia romantike që ajo ka marrë nga i dashuri i saj, Tolgahan Sayisman, një prej aktorëve më të famshëm turq.

Bukuroshja është në lidhje dashurie me aktorin turk prej dy vitesh, ndërsa në nëntorin e kaluar ata u fejuan dhe filluan përgatitjet për dasmë. Çifti pritej të martohej në pranverë, por Sayisman ka vendosur që ditëlindjen e Almedës ta bëjë edhe më të paharrueshme.


“Çenari” kërkon dorën e Almeda Abazit (Foto)
Lexo po ashtu “Çenari” kërkon dorën e Almeda Abazit (Foto)

HT Magazine raporton se Almeda e mësoi datën vetëm kur shkuan në zyrat e Gjendjes Civile për të caktuar datën e dasmës. “Kur dëshironi të martoheni”, kishte pyetur zyrtari, ndërsa aktori i njohur për rolin e Çenarit ishte përgjigjur: “Dëshirojmë të martohemi më 13 shkurt”.

Sipas mediave turke, modelja fluturoi nga gëzimi me të mësuar datën. “Më emocionove shumë”, kishte thënë ajo duk e përqafuar dhe falënderuar partnerin e saj, transmeton tvklan.al.

Almeda Abazi, e cila ka lindur në vitin 1992 në Shqipëri, është zgjedhur Miss Albania dhe Miss Globe në vitin 2008. Më pas ajo është zhvendosur në Turqi, ku ka marrë mësime aktrimi dhe përveç të tjerash ka luajtur edhe në telenovelën “Sulejmani i Madhërishëm”. Në dhjetor 2015, Almeda ka prezantuar “Këngën Magjike”, së bashku me Ardit Gjebrenë.

I dashuri i saj, Tolgahan Sayisman është një prej aktorëve më të pashëm dhe më të paguar turq. Abazi dhe Sayizman cilësohen si një prej çifteve më të bukura turke dhe janë gjithnjë në vëmendjen e medias.

Në trend Magazina

Më shumë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
“Kallam Veshaj” - Heidi Baci përplaset me Gracianon, pasi ky ofendoi Romeon

“Kallam Veshaj” - Heidi Baci përplaset me Gracianon, pasi ky ofendoi Romeon

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Xhuli: Brenda një jave udhëtoj në 10 shtete, është e lodhshme

Xhuli: Brenda një jave udhëtoj në 10 shtete, është e lodhshme

Magazina
Kalo në kategori