LAJMI I FUNDIT:

Celticu akuzohet nga UEFA pas shpalosjes së flamujve palestinezë

Celticu akuzohet nga UEFA pas shpalosjes së flamujve palestinezë

UEFA ka hapur procedurë disiplinore kundër Celticut, pas ‘parullave të paligjshme’ që janë shfaqur nga tifozët e tyre në fitoren 5-2 ndaj Hapoel Beer Sheva, të mërkurën.

Rreth 100 flamuj palestinezë janë mbajtur nga përkrahësit e ri të zonës së sigurt në Celtic Park para ndeshjes së parë të ‘Play-Off-it’ të Ligës së Kampionëve kundër skuadrës izraelite.


UEFA ndalon shprehjet politike në futboll dhe të premten ka konfirmuar se Celticu kishte shkelur nenin 16 (2) të rregulloreve të tyre disiplinore.

Celtic luan me skuadrën nga Izraeli, tifozët mbushin stadiumin me flamuj të Palestinës (Foto/Video)
Lexo po ashtu Celtic luan me skuadrën nga Izraeli, tifozët mbushin stadiumin me flamuj të Palestinës (Foto/Video)

Kjo është hera e dytë që kampionët skocez janë akuzuar nga UEFA për tundimin e  flamujve palestinezë, pasi hera e parë ndodhi në korrik të vitit 2014, gjatë një ndeshje kundër KR Reykjavik.

Rasti do të trajtohet nga Kontrolli i Trupit Udhëheqës, i Etikës dhe Trupi Disiplinor më 22 shtator. /Telegrafi/

foto 1

foto 2