LAJMI I FUNDIT:

Cellino sulmon disa klube dhe drejtuesit e Serie A: Kampionati nuk mund të rifillojë, Brescia ime nuk do të luajë

Cellino sulmon disa klube dhe drejtuesit e Serie A: Kampionati nuk mund të rifillojë, Brescia ime nuk do të luajë

Presidenti i Brescias, Massimo Cellino paralajmëron se ai thjesht nuk do ta lërë ekipin e tij të luajë, edhe nëse kjo do të thotë heqje pikësh për klubin.

Sezoni 2020-21 u ndërpre një muaj më parë për shkak të pandemisë së coronavirusit dhe vendi mbetet nën bllokim, por ato masa pritet të lehtësohen nga 4 maj.


Në atë datë, lojtarët duhet të jenë në gjendje të rifillojnë stërvitjen në grupe të vogla, me idenë për të luajtur ndeshje nga 31 maj dhe kjo nuk i ka pëlqyer aspak presidentit të Brescias.

Serie A pritet të rikthehet më 31 maj, klubet dhe drejtuesit hartojnë planin
Lexo po ashtu Serie A pritet të rikthehet më 31 maj, klubet dhe drejtuesit hartojnë planin

“Unë ritheksoj se nëse ata fillojnë përsëri ndeshjet, thjesht nuk do ta lë skuadrën time të luajë”, ka thënë fillimisht Cellino për gazetës Giornale di Brescia.

“Kjo nuk është thjesht provokim bosh. Ata mund të heqin pikët nëse dëshirojnë, unë e marr gjithë përgjegjësinë për këtë”.

Cellino dhe Balotelli

Brescia dhe Bergamo janë goditur më shumë se çdo qytet tjetër italian nga  Covid-19, me skena tronditëse të kamionëve ushtarakë që drejtojnë kolonën me arkivole drejt rajoneve të tjera sepse krematoriumi nuk mund të mbajë kërkesën.

Me këtë situatë që vazhdon ende, dhe rreth 550-600 vdekje çdo ditë në Itali, Cellino nuk mund të shohë se si sezoni mund të rifillojë.

Serie A mund të luhet pa tifozë deri në janar të vitit 2021
Lexo po ashtu Serie A mund të luhet pa tifozë deri në janar të vitit 2021

“Shoh shumë egoizëm dhe shumë njerëz që përpiqen të shfrytëzojnë sa më shumë këtë situatë. Lotito dëshiron të rikthehet në fushë? I dëgjoj vetëm ata që meritojnë të dëgjohen. Unë as nuk e di nëse Lotito përfaqëson Lazion, duke parë që ai është vetëm Presidenti i Bordit të Drejtorëve të tyre…”.

“Sa i përket FIGC dhe Gabriele Gravina, ata duhet të përqendrohen më shumë në kontrollin e situatës financiare të klubeve dhe më pak në paraqitjet televizive”.

“Unë nuk po kërkoj asnjë avantazh dhe as kam frikë nga heqja dorë, sepse e di se klubi nuk do të falimentojë dhe ne do ta fitojmë vendin tonë në Serie A”, përfundoi i pari i Brescias. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori