Celine Dion befasoi publikun mbarëeuropian të martën mbrëma, me një paraqitje video të papritur në gjysmëfinalen e Eurovisionit, 37 vite pas fitores së saj për Zvicrën në këtë festival legjendar.
Ylli me origjinë kanadeze dha një mesazh të ndjerë për garuesit, organizatorët dhe shikuesit, duke kujtuar momentin që ndryshoi jetën e saj përgjithmonë. Dion kishte fituar Eurovisionin në vitin 1988 në Dublin të Irlandës, duke përfaqësuar Zvicrën me këngën “Ne partez pas sans moi”, në një garë të ngushtë me 20 shtete të tjera, shkruan CNN.
Fjalët e saj u transmetuan në një ekran gjigant në skenë, ku këngëtarja u shpreh: “Familja ime e dashur e Eurovisionit dhe konkurrentë të mrekullueshëm, nuk do të doja asgjë më shumë sesa të isha me ju në Basel sonte. Zvicra do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time. Është një vend që besoi tek unë dhe më dha mundësinë të bëhem pjesë e diçkaje kaq të jashtëzakonshme”.
Ajo shtoi: “Fitorja në Eurovision për Zvicrën në vitin 1988 ishte një moment që më ndryshoi jetën, dhe jam pafundësisht mirënjohëse për të gjithë ata që më kanë mbështetur”.
Dion, tani 57 vjeç, shprehu entuziazmin e saj për rikthimin e Zvicrës si nikoqire e këtij eventi madhështor: “Është kaq bukur dhe emocionale të shohësh Zvicrën që fiton dhe pret përsëri këtë ngjarje të jashtëzakonshme. Popull i Zvicrës, faleminderit për dashurinë tuaj. Kjo mbrëmje është e juaja dhe shpresoj të ndiheni po aq krenarë sa ndihem unë”.
Më pas, në gjuhën frënge, Dion shtoi: “Muzika na bashkon, jo vetëm sonte, jo vetëm në këtë moment. Është forca jonë, mbështetja jonë në kohët kur na nevojitet më së shumti. Ju dua të gjithëve, Evropë dhe pjesa tjetër e botës, sigurisht. Puthje, ju dua!”.
Pas mesazhit të saj, disa nga këngëtarët e edicionit të kaluar të Eurovision interpretuan një version të ri të këngës së saj fituese nga viti 1988. Aso kohe, Dion fitoi me vetëm një pikë diferencë ndaj përfaqësuesit britanik Scott Fitzgerald, në një prej garave më të ngushta në historinë e festivalit.

Edhe pse tashmë ishte një emër i njohur në Kanada dhe Francë, pikërisht Eurovisioni e katapultoi Celine Dion drejt famës botërore. Pas fitores, ajo nisi punën për albumin e saj të parë në gjuhën angleze, “Unison”.
Në dhjetor të vitit 2022, Dion njoftoi se do të tërhiqej përkohësisht nga angazhimet artistike për t’u përqendruar në shëndetin e saj, pasi u diagnostikua me një sëmundje të rrallë neurologjike, të quajtur Stiff Person Syndrome.
Megjithatë, ajo gëzoi miliona fansa në mbarë botën gjatë verës së kaluar, kur u ngjit në skenë për të performuar në ceremoninë përmbyllëse të Lojërave Olimpike në Paris – gjë që kishte ngritur shpresat se mund të shfaqej edhe në Eurovision këtë vit. Dhe ndonëse nuk ishte fizikisht e pranishme në skenë, mesazhi i saj prekës dhe plot dritë e bëri mbrëmjen edhe më të veçantë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lidhja e Yamal me influenceren 12 vjet më të vjetër, kjo e fundit merr kërcënime

Loredana ndan foto me Adeyemin duke pozuar në aeroplan privat
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Amanda Holden u shfaq elegante me një fustan veror gjatë paraqitjes së saj në Londër

Miley Cyrus shfaqet tejet elegante me një kostum të zi gjatë daljes së saj në Paris
“Sabrina Carpenter është një bebe ‘nepo’” - Fansat janë habitur pasi zbuluan se këngëtarja ka një teze shumë të famshme

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

“Fluturimet e heshtura”: Çfarë aeroplanësh po lëviz Amerika drejt Lindjes së Mesme?

Gjithçka ndodhi deri në ditën e gjashtë të sulmeve Iran-Izrael

"Paç fat": Ky është mesazhi i Trump për udhëheqësin suprem të Iranit, pas refuzimit për t'u dorëzuar

Vinicius simuloi në mënyrë të turpshme në Kupën e Botës për Klube, ai mori karton të verdhë

Si e sheh një gjyqtari një ndeshje futbolli: Shikoni revolucionin, golin dhe kartonin e kuq nga perspektiva e tij

Liverpooli “çmendet” për Isakun – gati t’i japë 177 milionë euro Newcastlet