Bersant Celina ka vazhduar me gola për Swansean, këtë herë në fitoren 2-0 ndaj Bolton Wanderers në Championship.

Ylli nga Kosova shënoi në kohën shtesë pas një lëvizje të bukur në zonë.

Ky ishte goli i pestë në ligën e dytë angleze, por ka edhe katër asistime tjera, numa që tregojnë se ai po kalon në një formë të mirë këtë sezon.

Pas kësaj fitore Swansea renditet në vendin e 13-të me 47 pikë, kurse Boltoni në pozitën e 23 (parafundit) me 26 pikë.

Celina është blerë nga Manchester City në verën e 2018 për tre milionë funte, plus një në formë të bonusve.

Celina shënon gol fantastik në fitoren ndaj Brentford, Swansea kalon në çerekfinale të Kupës FA Celina shënon gol fantastik në fitoren ndaj Brentford, Swansea kalon në çerekfinale të Kupës FA

22-vjeçari karrierën e ka filluar te skuadra norvegjeze Stromsgodset, ndërsa pasi kaloi te City për disa sezone u huaza edhe te Twente dhe Ispich Town.

Për Përfaqësuesen e Kosvës ka luajtur nga viti 2014 dhe në 11 paraqitje ka shënuar një gol. /Telegrafi/