LAJMI I FUNDIT:

Çekiçi flet për dy ndeshjet e muajit qershor të Shqipërisë

Çekiçi flet për dy ndeshjet e muajit qershor të Shqipërisë

Uellsi dhe Çekia janë kundërshtarë të ngjashëm me Poloninë dhe Hungarinë, me të cilat Shqipëria do të përballet në eliminatoret e Botërorit në shtator.

Në këtë këndvështrim, dy miqësoret e qershorit do t’u shërbejnë shumë kuqezinjve për të kuptuar se në ç’nivel janë qëndrojnë para rivalëve të Grupit I.


Endri Çekiçi, i ftuar nga Edy Reja për Uellsin dhe Çekinë, i jep rëndësinë e duhur këtyre dy miqësoreve, ku sipas tij të gjithë duhet të japin maksimumin.

“Kishim ndeshje me dy fytyra, por pritshmëritë i arritëm me dy fitore dhe një humbje. Notën do ta marrim pas ndeshjeve me kundërshtarët direkt, Poloninë dhe Hungarinë. Lojtarët e Uellsit dhe të Çekisë vijnë pas një sezoni të gjatë, janë në të njëjtin nivel me Poloninë dhe Hungarinë. Duhet të shohim se ku jemi përballë këtyre skuadrave. Nuk vlerësojmë asnjë skuadër, në këto ndeshje do të japim maksimumin dhe, nëse diçka nuk shkon, do të mundohemi ta rregullojmë kur të na duhen pikët.”

24-vjeçari ka luajtur në 31 ndeshje në kampionat me Angaraguçunë, më Turqi, duke shënuar dy gola, formë të cilën shpreson ta shfaqë edhe në Kombëtare.

“Tek ekipi aktual kam luajtur mesfushor qendre ose numër 10. Edhe në Kombëtare e shoh veten në këtë pozicion. Kam biseduar me trajnerin Reja, e di çfarë kërkon nga unë. Në momentin që do të më jepet mundësia, do të bëjë maksimumin për ta bindur që jam këtu për ta ndihmuar skuadrën”.

Fatkeqësisht, skuadra Ankaragucu nuk mundi të mbijetonte në Superligën e Turqisë, fakt që hedh dyshime edhe për të ardhmen e Çekiçit.

“Pa dyshim që më ndihmoi sezoni në Turqi, sepse ky kampionat është më i fortë nga ato që kam luajtur më para, më ka ndihmuar më shumë në aspektin personal. Në Turqi ndihem mirë, por futbollit kurrë nuk i dihet të shohim. Goditjet standarde? Këto dy vitet e fundit i kam shfrytëzuar mirë, shpresoj ta shfrytëzoj edhe në kombëtare”, përfundoi Çekiçi.

Në trend Sport

Më shumë
Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

La Liga
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

La Liga
Titulli i fituar i La Ligës shënon një rekord historik për presidentin Florentino Perez

Titulli i fituar i La Ligës shënon një rekord historik për presidentin Florentino Perez

La Liga
Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin

Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin

La Liga
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori