LAJMI I FUNDIT:

Çeki, të paktën 18 të plagosur nga shpërthimet në një fabrikë

Çeki, të paktën 18 të plagosur nga shpërthimet në një fabrikë

Policia çeke ka njoftuar të enjten se në një seri shpërthimesh të cilat kanë ndodhur në një fabrikë për prodhimin e makinave janë plagosur të paktën 18 persona, raporton Anadolu Agency.

Zëdhënësja e policisë, Hana Kaizarova, deklaroi se shpërthimet e para nga reparti i fabrikës janë dëgjuar rreth orës 11:00 të paradites pas çka kanë vijuar një sërë shpërthimesh tjera të cilat kanë vështirësuar punën e ekipeve të shpëtimit për të depërtuar në brendinë e fabrikës “Policske Strojirny A.S”, e cila ndodhet rreth 150 kilometra nga Praga.


Kaizarova shton më tej se mbetet e panjohur lënda e cila ka shpërthyer dhe se nuk ka njoftime për të vdekur.

Kreu u shërbimit rajonal për shpëtim, Pavel Svoboda, deklaroi se gjatë aksionit të ekipeve shpëtimtare janë plagosur tre pjesëtarë të tyre, ndërkohë që autoritetet kanë paralajmëruar qytetarët të mos lëvizin në zonat përreth fabrikës.

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
E tmerrshme, vrasësi futet në lokal dhe vret ish-miss Ekuadorin brenda një restoranti – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

E tmerrshme, vrasësi futet në lokal dhe vret ish-miss Ekuadorin brenda një restoranti – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

Amerika Latine
Kalo në kategori