LAJMI I FUNDIT:

Çavkov sot në mbledhjen joformale të Bratisllavës ‘Migrimet dhe kufijtë’

Ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov, së bashku me sekretaren shtetërore të MPB-së, Anastasija Ilieska sot në Bratisllavë, Republika e Sllovakisë do të marrin pjesë joformale të ministrave të punëve të brendshme dhe të drejtësisë të vendeve-anëtare të BE-së dhe vendeve kandidate për anëtarësim në Union, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Migrimet dhe kufijtë’ është tema e mbledhjes joformale të ministrave të punëve të brendshme dhe të drejtësisë të vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve-kandidate për anëtarësim në Union, që po mbahet në kuadër të kryesimit sllovak me BE-në. /Telegrafi/