Pas një sezoni të parë jashtëzakonisht të suksesshëm në Old Trafford, Casemiro ka reflektuar se si koha e lëvizjes së tij në Ligën Premier te Manchester Unitedi ishte perfekte.
Duke folur për revistën braziliane Placar, mesfushori pranoi se largimi nga Real Madridi ishte një vendim i madh, por që ai duhej të merrte ndërsa ishte ende në kulmin e karrierës së tij.
Ai gjithashtu foli me elozhe për pritjen që ka pasur në Mançester.
“Ishte një shans për të lënë një klub të madh në krye, në një moshë që ende më lejon të kem atë vullnet”, ka thënë fillimisht Csemiro.
“Nëse do të ishin dy ose tre vjet nga tani, nuk do të largohesha nga Real Madridi për të shkuar në një klub tjetër të madh, nuk do ta kisha atë ambicie për të ndryshuar ligë”.
“Të gjithë në klub kanë qenë gjithmonë shumë të dashur, jam ndjerë i dashuruar që nga dita e parë, gjë që nuk ishte e lehtë pasi kalova dhjetë vjet në Real Madrid. Ka qenë një përzierje shumë e mirë, nga tifozët, stafi, lojtarët dhe kjo ka qenë shumë e rëndësishme për përshtatjen time”.
“Është gjithçka e mrekullueshme, më thanë se Mançesteri ishte një qytet i vështirë për të jetuar, por unë po e dua atë”, përfundoi mesfushori brazilian. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Gjërat nuk shkuan siç i kisha planifikuar” – Ylli i Arsenalit e pranon se kaloi një sezon zhgënjyes me Topçinjtë
Veprim i jashtëzakonshëm nga Dortmundi para finales së Ligës së Kampionëve me Real Madridin
Renditen boksierët më të mirë në botë – Tyson Fury jashtë top 10
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251