LAJMI I FUNDIT:

Carovska: Reforma në mbrojtjen sociale, qendrat në shërbim të qytetarëve

Carovska: Reforma në mbrojtjen sociale, qendrat në shërbim të qytetarëve

Kontroll në gjendje dhe mundësitë për thellimin e reformave në punën e Qendrës për kujdes social në Tetovë. Ky ishte qëllimi i takimit të ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska dhe bisedimet me drejtorin Darko Obadiq.

“Dëshiroja që në vendin e ngjarjes të sigurohet se me çfarë sfidash përballen në punën e përditshme të punësuarit në Qendrën e Tetovës për kujdes social. Në jemi në trend me reformat thelbësore të sistemit për mbrojtje sociale në vend me qëllim që këto qendra me të vërtetë të jetë në në shërbim të qytetarëve me të punësuar cilësor, të përkushtuar dhe profesionistë. Pikërisht për këtë ata do të kalojnë trajnim përkatës me qëllim që këto qendra të bëhet aktive në kujdesin e të gjithë qytetarëve të cilët kanë nevojë”, tha Carovska, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Drejtori i Qendrës për Përkujdesje Sociale në Tetovë Darko Obadiq theksoi se kjo qendër përkujdeset për rreth 14 mijë shfrytëzues dhe se do të vazhdojë të ketë dyert e hapura për secilin që ka nevojë për ndihmë.

Duke u përgjigjur në pyetjen rreth gjendjeve me fantomët e ashtuquajtur personat të cilët nuk janë evidentuar, pa dokumente personale, ministrja Carovska tha se në bazë të ndryshimeve në ligjin përkatës për personat e tillë është hapur regjistër i posaçëm në kuadër të Drejtorisë për punët amë dhe se aty deri tani janë regjistruar 360 persona.

Rreth mundësie për ndërtimin e shtëpive të pleqve dhe të kopshtit për fëmijë në Tetovë, Carovska theksoi se në shtator dhe tetor nga ana e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale deri tek komunat ishte dërguar thirrje që të dorëzojnë kërkesa për objektet e tilla.

Ministrja Carovska në kuadër të vizitës së sotme në Tetovë u takua me përfaqësues të organizatës joqeveritare “Delli” që punon në përmirësimin e gjendjeve te popullata rome në Tetovë, dhe realizo takim edhe me pensionistët nga Tetova./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Lugina
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kalo në kategori