LAJMI I FUNDIT:

Carovska: Për mbështetjen e punësimit janë siguruar 1.1 miliardë denarë

Carovska: Për mbështetjen e punësimit janë siguruar 1.1 miliardë denarë

Qeveria në propozim buxhetin e ardhshëm ka ndarë 1.1 miliardë denarë për rritjen e punësimit dhe mbështetjes së punësimit në vend, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska në konferencën e sotme për shtyp në Veles, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ajo tha se është duke u përgatitur 91 për qind e planit operativ për vitin e ardhshëm, i cili drejtohet së bashku nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale së bashku me Agjencinë e Punësimit, Fondin e Inovacionit, Odat Ekonomike dhe zyra e zv. kryeministrit për Çështjet Ekonomike, Koço Angjushe.


“Ne po përpiqemi të krijojmë një plan që mund të rrisë punësimin e qytetarëve dhe në anën tjetër të ndihmojë sektorin e biznesit që të ketë një absorbim më të madh të atyre që do të jenë të përgatitur për t’u punësuar në kompanitë e tyre. E gjithë kjo është sepse lidhja e ofertës dhe kërkesës në tregun e punës është identifikuar si problemi më i madh në dy vitet e fundit. Si një qeveri ne duam ta kapërcejmë këtë dhe me të vërtetë të ofrojmë atë që i duhet shoqërisë, për të arritur rritje dhe zhvillim më të madh ekonomik”, theksoi Carovska.

Ajo sqaroi se plani ishte i shkëlqyeshëm vitin e kaluar, ndërsa për vitin e ardhshëm do të krijohen masa që do të jenë inovative dhe do të kenë efekt të drejtpërdrejtë në mundësinë që kompanitë të absorbojnë ata që po përgatiten për tregun e punës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori