LAJMI I FUNDIT:

Carovska në takim me drejtorët e shkollave: Vijojnë përgatitjet për maturën shtetërore

Carovska në takim me drejtorët e shkollave: Vijojnë përgatitjet për maturën shtetërore

Shkollat e mesme po përgatiten për maturën shtetërore. Në takimin online me ministren e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, informuan se veprojnë në pajtim me vendimin e përbashkët të Qeverisë dhe Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme për mbajtjen e provimit përfundimtar.

“Pjesa më e madhe e shkollave tashmë i kanë publikuar provimet interne. Edhe një herë kam bërë thirrje të përmbushen të gjitha elementet për të cilat ka marrëveshje për maturën, pasi është në interesa të nxënësve”, tha Carovska.


Ajo gjithashtu ka thënë se është detyrim i komisioneve të subjekteve të maturës të përgatisin detyra provimi për secilën lëndë dhe t’i publikojnë ato jo më vonë se tre javë para provimit. Prej atyre detyrave të provimit, më pas përgatitet testi për provimet interne.

“Drejtorët e shkollave të mesme informuan se të gjitha masat e sigurisë dhe mbrojtjes për dhënien e provimit të maturës do të zbatohen plotësisht. Ministrja Carovska u informua për rrjedhën e mësimdhënies, si dhe aktivitetet e tjera në lidhje me procesin arsimor”, thuhet në njoftimin e MASH, pas takimit të sotëm të Carovskës me drejtorët e shkollave./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Kalo në kategori