LAJMI I FUNDIT:

Cardi B paraqet kërkesën për divorc në gjykatë, kërkon përfundimisht ndarjen nga Offset

Cardi B paraqet kërkesën për divorc në gjykatë, kërkon përfundimisht ndarjen nga Offset

Cardi B ka bërë kërkesë për divorc nga burri i saj reperi Offset pas vetëm tri vitesh martesë.

Interpretuesja e hitit “Bodak Yellow” paraqiti dokumente në Gjykatën Supreme, Qarku Fulton, Georgia të martën nën emrat e tyre të vërtetë – Belcalis Almanzar dhe Kiari Cephus – si pjesë e një kërkese divorci, sipas TMZ.


Cardi u martua me reperin në një ceremoni sekrete në vitin 2017 dhe ata kanë një vajzë dy-vjeçare të quajtur Kulture, megjithatë romanca e tyre e dënuar tani ka mbaruar pasi është pohuar se ai e mashtroi reperin shumë gjatë gjithë martesës, shkruan DailyMail.

Cardi B dhe Offset (Foto:Rich Fury/Getty Images/Guliver)

Në paraqitjen e saj të divorcit, Cardi B, 27 vjeçe, deklaroi se ajo ‘po kërkon kujdestarinë kryesore fizike, si dhe kujdestarinë ligjore’ të fëmijës së çiftit, megjithatë raportet e reja kanë pohuar se ajo po zbut qasjen e saj për të kërkuar një marrëveshje të përbashkët kujdestarie.

Artistja e lindur në Bronx të New Yorkut, gjithashtu po kërkon mbështetjen e fëmijëve, megjithëse TMZ deklaron se shuma e saktë është e paqartë.

Dokumentet e gjykatës deklarojnë se ‘nuk ka perspektivë për një pajtim’ dhe se marrëdhënia është ‘prishur në mënyrë të pakthyeshme’.

Cardi B dhe Offset (Foto: Gregg DeGuire/Getty Images/Guliver)

Sidoqoftë, dokumentet shtojnë se Cardi shpreson që divorci ‘do të zgjidhet me marrëveshje mes palëve’, thuhet sipas E! News.

Lajmi për ndarjen u raportua së pari nga Hollywood Unlocked.

Me suksesin e jashtëzakonshëm të albumit të saj debutues “Invasion of Privacy”, vlera e fitimeve neto e supozuar e reperes Cardi B është rreth 24 milionë dollarë, thuhet sipas Celebrity Net Worth, ndërsa pasuria e 28-vjeçarit Offset vlerësohet të jetë rreth 26 milionë dollarë.

Offset dhe Cardi B (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Pavarësisht nga ajo që dukej të ishte një marrëdhënie dashurore në rrjetet sociale, paraqitja e fundit e Offset në Instagramin e gruas së tij ishte më 20 gusht kur ajo ndau një pjesë të klipit “Need it”.

Dhe pabesia e burrit të saj duket se ka qenë pika e thyerjes së reperes.

Një burim i tha Revistës “People” të martën: “Offset ka mashtruar [tradhëtuar] shumë gjatë gjithë kohës, por Cardi B mbahej në anën tjetër për shkak të foshnjës. Ajo gjithashtu nuk donte të vihej në siklet. Por ajo është lodhur tashmë”.

Offset dhe Cardi B (Foto: Emma McIntyre/Getty Images/Guliver)

Cardi B më parë akuzoi Offset-in për pabesi në vitin 2018 vetëm pesë muaj pas lindjes së vajzës së tyre.

Pasi ajo deklaroi se ata nuk ishin më së bashku, Offset iu lut publikisht asaj për t’i dhënë një mundësi tjetër.

Megjithatë, as falja duket se nuk kreu punë, pasi dyshja duket se tashmë kanë ndarë rrugët. /Telegrafi/

Cardi B dhe Offset (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Kalo në kategori