LAJMI I FUNDIT:

Cardi B nuk arriti ta shmangte depresionin pasi solli në jetë vajzën e saj

Cardi B nuk arriti ta shmangte depresionin pasi solli në jetë vajzën e saj
Cardi B (Foto: Dia Dipasupil/Getty Images for iHeartMedia/Guliver)

Reperja amerikane, Cardi B, ka folur lidhur me përvojën e saj gjatë shtatzënisë dhe pasi u bë nënë. Para gjashtë muaj, këngëtarja solli në jetë vajzën Kulture nga lidhja me reperin Offset.

Ajo ka pozuar për revistën Harper’s Bazaar, për të cilën ka dhënë një intervistë të gjatë, ku ka folur edhe për amësinë.

26-vjeçarja ka thënë se ka ndier gjëra që nuk kishte imagjinuar se mund t’i ndiente, ndërsa kishte shpresuar që ta shmangte depresionin pas lindjes, por nuk ia kishte dalë.


Depresioni pas lindjes (PPD) që quhet edhe depresioni postpartum ose postnatal, është një formë e çrregullimit të disponimit pas sjelljes në jetë të fëmijës, i cili përfshin kryesish nënat, por nuk përjashtohen as baballarët.

Në kuadër të simptomave mund të jetë pikëllimi ekstrem, energjia e ulët, ankthi, episodet me të qara, ngacmueshmëria dhe çrregullimet e gjumit ose ushqyerjes.


“Kam menduar se nuk do të më ndodhë. Kur e linda (vajzën), mjekët më treguan për këtë formë depresioni, ndërsa unë u thashë se ndihem mirë dhe mendoj se disponimi im nuk do të çrregullohet”, është shprehur ajo.

Të gjitha lajmet për Cardi B
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Cardi B

Mirëpo, më tej ka theksuar se depresioni i ishte shfaqur përnjëherë dhe se kishte ndier peshë të madhe mbi supe.

Cardi B (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

Cardi nuk ka dashur të publikojë fotografi të vajzës së saj, sepse donte ta mbrojë nga syri i publikut, porse ky vendim i saj kishte nxitur komente të llojllojshme, disa prej të cilëve thoshin se e fsheh vajzën sepse është e shëmtuar.

Burri im donte ta vendosë fotografinë e saj, por pasi biseduam gjatë e kuptuam se bota akoma nuk meriton ta shohë”, ka theksuar këngëtarja.

Pasi i ka tejkaluar problemet me depresionin, reperja ka ardhur në përfundim se është e kënaqur me karrierën e saj dhe se fëmija është gjëja më e rëndësishme që ka në jetë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në

Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në "Miss Universe", bukuroshja Rumy Alqahtani do t'i përfaqësojë në garën e bukurisë

Magazina
Pas deklaratave për UÇK-në, Adelina Ismaili i del në mbrojtje Enver Petrovcit: I frikshëm linçimi publik që po i bëhet profesorit

Pas deklaratave për UÇK-në, Adelina Ismaili i del në mbrojtje Enver Petrovcit: I frikshëm linçimi publik që po i bëhet profesorit

Magazina
E vërteta

E vërteta "e errët" e serisë së animuar "Tom and Jerry", a keni ditur?

Magazina
Ledjona Xheladinaj e eliminuara e radhës nga Big Brother VIP Albania

Ledjona Xheladinaj e eliminuara e radhës nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Fisnik Syla gjen të dashur të re, i dhuron unazë diamanti luksoze

Fisnik Syla gjen të dashur të re, i dhuron unazë diamanti luksoze

Magazina
Kalo në kategori