Rap-artisti i njohur shqiptar, Capital T, ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi që ka shpërndarë me ndjekësit në rrjete sociale.


Në Instagram - aty ku numëron mbi një milion njerëz - ka shpërndarë edhe një insert të shkurtër të këtij projekti.

Screenshot 13 9 Foto: Screenshot/Instagram

Ai nuk ka dhënë ndonjë datë të saktë se kur do të lansohet, por që do të jetë së shpejti.

"Se kemi qenë 1 e jemi bërë 2, e si bëhem 3 e dimë ne 2. Së shpejti", ka shkruar ai.

Të fundit këngë "Yjet dalin natën" e publikoi rreth një javë më parë në bashkëpunim me Ledri Vulën dhe Majk.

Për kaq kohë të shkurtër ka arritur të grumbullojë mbi tre milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/