Lorik Cana është kapiteni dhe lojtari më i njohur i Shqipërisë, duke tërhequr gjithnjë vëmendjen e mediave ndërkombëtare.
Zvicerania “Grenchner Tagblatt” e quan mbrojtësin tonë “ikonën” e Shqipërisë dhe ka kryer një intervistë të gjatë me të, ku natyrisht është folur për Europianin dhe për Shqipërinë.
Cana lavdëron trajnerin zviceran Vladimir Petkovic, me të cilin ka fituar Kupën e Italisë me Lacion: “Gjëja më e mirë që mund t’i ndodhte Zvicrës, sepse është një trajner dhe njeri i shkëlqyer”.
Për Lorikun, që mbush 33 vjeç së shpejti, Evropiani është kulmi i karrierës: “Jam krenar dhe i lumtur, është një ëndërr që e kam pasur gjatë gjithë jetës. Thjesht pjesëmarrja është një gjë e madhe për ne, por skuadra jonë ka mentalitet fitues dhe duam të fitojmë çdo ndeshje, ndaj përgjigjem: Dua të bëhem Kampion Evrope!
“Natyrisht, e di që jemi një emër i vogël në Evropë, por kemi luajtur shumë mirë kohët e fundit, kemi mësuar shumë, luajmë me zemër e pasion dhe tifozeria jonë fantastike do të na ndihmojë shumë në Evropian”.
Cana njihet edhe si një patriot i madh: “Po, është e vërtetë, ashtu si për gjithë lojtarët e skuadrës sonë. Jemi padyshim krenarë për kombin tonë, pak më shumë se lojtarët zviceranë për kombësinë e vet. Jemi rritur në kushte të tjera, shumë nga lojtarët tanë janë rritur në Zvicër apo vende të tjera, por kanë ruajtur gjuhën e mentalitetin shqiptar dhe janë krenarë për historinë shqiptare. Kjo na bashkon dhe nëpërmjet futbollit duam të ngremë lart kombin tonë dhe ta bëjmë krenar”.
Megjithatë, Cana mohon të ketë kritikuar ata që kanë zgjedhur të luajnë për kombëtare të tjera, si Granit Xhaka e Shaqiri: “Jo, nuk i kam kritikuar. Nga ana sportive, do të ishte fantastike po të luanin për Shqipërinë, sepse do të ishim shumë më të fortë. Por asnjë në skuadrën tonë nuk thotë ndonjë fjalë të keqe për ta. Përkundrazi, unë u jam mirënjohës, sepse kanë bërë diçka të jashtëzakonshme për shqiptarët në Zvicër, duke qenë një shembull pozitiv dhe duke i dhënë diçka mbrapsht vendit që ka strehuar shumë shqiptarë. Sido që të jetë, ata mbeten shqiptarë dhe janë vëllezërit tanë”.
Nuk mund të evitohet tema e Kosovës, së sapopranuar në FIFA. A do të luante Cana për të? “Rëndësi ka që Kosova u pranua në FIFA dhe nuk është e izoluar. Të rinjtë do të kenë mundësi të realizojnë ëndrrën e vet për të luajtur me kombëtaren dhe më shumë para do të investohen te futbolli dhe infrastruktura. Më parë futbolli kosovar ishte në burg, tani jo më. Unë te Kosova? Jo, nuk do të luaj më për Kosovën. Tani duhet gjetur zgjidhja më e mirë për dy kombëtaret, Shqipërinë dhe Kosovën. 99% e shqiptarëve duan kombëtare të përbashkët, por për arsye politike, është e pamundur”.
Pikërisht arsyet politike që e penguan Canën të shkonte tek Arsenali: “Kur isha 16 vjeç, Arsenali më ofroi një provë, por nuk munda të shkoja, sepse isha refugjat në Zvicër dhe nuk munda të marr vizë”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dhjetë nënshkrimet më të mira të Jurgen Klopp si trajner i Liverpool – Salah, Mane dhe të tjerët
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta
Live Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk – detajet minutë pas minute
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën
Dhjetë nënshkrimet më të mira të Jurgen Klopp si trajner i Liverpool - Salah, Mane dhe të tjerët
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë