LAJMI I FUNDIT:

Cana pas europianit kalon në Lozanë

Cana pas europianit kalon në Lozanë

Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, i cili njihet si figurë unifikuese në ekip, pas Evropianit 2016 mund të kthehet atje ku ka filluar, në Lozanë të Zvicrës.

Kështu të paktën shkruan gazeta zvicerane në gjuhën frënge “24 heures”, transmeton albinfo.ch. Pra, Cana tashmë 32 vjeçar fare lehtë mund të kalojë periudhën e mbetur para “pensionimit” në skuadrën Lausanne-Sport e cila këtë sezon sërish është ngritur në superligë, pas një periudhe që kishte kaluar në “Challengue” ligë.


Sipas gazetës, klubi i Lozanës po bën përpjekje të mëdha për ta angazhuar mbrojtësin e shquar qysh nga fillimi i sezonit veror që vjen. Pak kohë më parë Lorik Cana kishte paralajmëruar se pas Evropianit do ta braktisë ekipin FC Nantes përkundër faktit se kontrata e obligon deri në vitin 2017.

Në rininë e hershme Cana ka luajtur për Dardaninë e Lozanës dhe në verën që vjen ai mund t`i kthehej sërish qytetit ku ka filluar. Ndërkaq, kryetari i FC Lausanne Alain Joseph ka deklaruar se do ta priste krahëhapur lojtarin e madh.

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Premier League
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori