LAJMI I FUNDIT:

Cana: Ky emër i madh mund të rikthehet te Shqipëria

Cana: Ky emër i madh mund të rikthehet te Shqipëria

Kapiteni i Kombëtares shqiptare të futbollit, Lorik Cana, ka paralajmëruar rikthimin e Igli Tares te kuqezinjtë.

Ekipi Kombetar Shqiptar i futbollit ne Bad Waltersdorf, i vendosur ne resortin Thermal & Golf Hotel Bad Waltersdorf ne Austri, per fazen pergatitore per Euro 2016 qe do te zhvillohet ne France. 23 Maj 2016.

Në një intervistë ekskluzive për “Radiosei”, Caka ka thënë se meritë për rritjen e Kombëtares ka edhe Tare, aktualisht drejtor Sportiv i Lacios në Itali.


“Igli është miku im, njëri nga shqiptarët e parë që ka arritur në këto nivele si drejtues. Rritja e Kombëtares është edhe meritë e tij. Te Lacio nuk është e lehtë të punosh, Roma nga ky këndvështrim ka aspekte pozitive, por edhe negative.

Por ai ka një eksperiencë të mjaftueshme për ta çuar përpara edhe futbollin tonë dhe mendoj se mund ta ketë këtë mundësi në të ardhmen”,-ka thënë Cana për “Radiosei”, përcjell “Panorama Sport”.

Duke folur për pranimin e Kosovës edhe në FIFA, kapiteni i kuqezinjve është shprehur se do të jetë e rëndësishme se si futbollistët shqiptarë me origjinë nga Kosova do ta trajtojnë si tematikë.

Cana foli edhe për eksperiencën e tij të mëparshme te Lacio, duke e kujtuar si një periudhë të veçantë.

Kapiteni i kuqezinjve vlerësoi grumbullimin e talentit Milot Rashica nga De Biazi, si dhe formën e treguar nga Ajeti te Frozinone, ndërsa për portierin Etrit Berisha te Lacio, tha se ekipi duhet ta lërë të lirë në mënyrë që ai të gjejë më shumë hapësira për të luajtur.

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori