LAJMI I FUNDIT:

Camila Cabello thotë se terapia ia shpëtoi jetën pas lodhjes dhe ankthit

Camila Cabello thotë se terapia ia shpëtoi jetën pas lodhjes dhe ankthit
Foto: Camila Cabello

Camila Cabello ka zbuluar se si bllokimi gjatë pandemisë i ndihmoi asaj që ta ndryshojë rutinën e jetës pas nëntë vitesh punë të pandalshme, që e la të lodhur dhe të dërrmuar.

Ylli amerikan, e njohur më së miri për hitet, si “Havan” dhe “Senorita”, ka lavdëruar edhe të dashurin e saj, këngëtarin Shawn Mendes, duke thënë se ka mundur të mbështetet tek ai në kohët më të errëta të saj, shkruan The Sun.


Në intervistën më të sinqertë që ka dhënë ndonjëherë, Camila tha se “para bllokimit nga pandemia jetoja me një ankth të lartë”.

Foto: Camila Cabello/ Getty

“Ishte shumë dhe nuk isha e qëndrueshme. U ndjeva sikur po vrapoja me një këmbë të thyer, por nuk po i kushtoja rëndësi se si po ndihesha vërtet”, u shpreh Camila.

“Vazhdoja t’i thosha vetes se gjithçka është në rregull, duhet të ndihem mirë, duhet të ndihem në rregull, çfarë duhet të bëja ishte që të pyesja vetën ‘Si ndihem në të vërtetë?’. Duhet t’i lejoja vetes që të kërkoja ndihmë, sepse më duhej ndihmë. Më duhej terapi”, tha këngëtarja.

Foto: Camila Cabello/Handout

“Pandemia më dha atë pauzë që të thosha: ‘Le të mos vazhdoj me këmbë të thyer, le ta rregullojmë këtë. Në të kaluarën kishte raste kur kam punuar larg shtëpisë,  duke mos pasur kohë për marrëdhënie dashurie, duke mos pasur kohë për të qenë e shëndetshme dhe e lumtur, duke punuar vazhdimisht dhe duke mos u ndier mirë, por duke vazhduar me atë dinamikë. Por, kjo është diçka që nuk do ta bëja më, e di që duhet të kujdesem për vetën”, tha ndër tjera këngëtarja.

Tri herë e nominuar për çmimet Grammy, Camila bëri famë nga grupi “Fifth Harmony” me pjesëmarrjen në “US X Factor” në vitin 2012, ndërsa filloi karrierën solo në vitin 2016.

Kënga e saj debutuese, “Havana”, arriti në pozitën e parë në 23 shtete të botës. /Telegrafi/