LAJMI I FUNDIT:

Cameron: Mos u tallni ta krahasoni Shqipërinë e varfër me Britaninë – fuqinë e pestë ekonomike në botë

Cameron: Mos u tallni ta krahasoni Shqipërinë e varfër me Britaninë – fuqinë e pestë ekonomike në botë

Me gjashtë ministra kundërshtarë të politikës qeveritare kundrejt BE-së, kreu i ekzekutivit britanik, David Cameron, e shprehu hapur zhgënjimin që i shkaktojnë përçarjet në kabinet.

“Është padyshim frustuese”, ishin fjalët e tij, “dhe më vjen keq që Boris Johnson nuk është në anën tonë, sepse, siç e ka thënë dhe vet më parë, nuk ka qenë kurrë një i ‘jashtëm’. Po ia lë Borisit të sqarojë se çfarë është duke bërë”.


“Ai duhet të shpjegohet, unë nuk kam përse”, u shpreh Cameron në një intervistë për revistën “GQ”.

E pikërisht këtu, ai gjeti rastin të akuzojë kampin “pro” largimit se nuk po e ndan dot mendjen si do të jetë Mbretëria e Bashkuar pas një “Brexit”-i.

“Në fillim thanë se duan përshtatje të tipit norvegjez, pastaj atij kanadez. Tani flasin për stilin shqiptar, sepse Shqipëria mesa duket ka një pozicion të jashtëzakonshëm tregtie në Evropë. Epo, në fakt nuk e ka. Ka kuota të eksporteve të saj të peshkut, nëse doni realisht ta dini. Por, ta krahasosh Shqipërinë, një vend dëshpërimisht i varfër që po mban radhën për të hyrë në Bashkimin Evropian, me Britaninë, ekonominë e pestë më të madhe të botës, është vërtet qesharake”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Lajme
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Politikë
Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Politikë
Kalo në kategori