LAJMI I FUNDIT:

Një muaj arrest shtëpiak për tre policë në Gjilan

Një muaj arrest shtëpiak për tre policë në Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e arrestit shtëpiak të pandehurve Z.J., I.R. dhe B.O.,në kohëzgjatje prej 1(një)muaji.

“Ditë më parë disa persona kanë kryer një vjedhje në Qendrën Tregtare “Agmia”, në Gjilan, ku me këtë rast zyrtarët policorënë detyrë, nuk kanëpërmbushur detyrat dhe përgjegjësitë që i kanë, duke mos arritur të identifikojnë apo të kapin personat që kanë kryer këtë vjedhje.


Me këto veprime i pandehuri Z.J. dhe I.R. dyshohet se kanë kryer veprën penale bashkryerje keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 2 pika 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), ndërsa i pandehuri B.O. dyshohet se ka kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 2 pika 2 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/