LAJMI I FUNDIT:

Cakolli i KDI-së për votat e diasporës: Vendimi i KQZ-së i nevojshëm për rritjen e integritetit të procesit zgjedhor

Cakolli i KDI-së për votat e diasporës: Vendimi i KQZ-së i nevojshëm për rritjen e integritetit të procesit zgjedhor
Eugen Cakolli, KDI

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nxori të hënën një vendim për verifikimin e aplikacioneve për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës. Në bazë të këtij vendimi, KQZ-ja do t’i refuzojë aplikacionet e atyre që nuk lajmërohen në telefon në kohën kur KQZ-ja i thërret për verifikim.

Sipas KQZ-së, nëse aplikuesi nuk lajmërohet në telefon, atëherë aplikacioni i tij do të refuzohet.

Në lidhje më ketë vendim ka reaguar edhe hulumtuesi i KDI-së, Eugen Cakolli, i cili tha se “votimi jashtë vendit është një prej operacioneve më të cenueshme dhe të ndjeshme të procesit zgjedhor, e që rëndom ka prodhuar situata problematike, që kanë rrezikuar edhe integritetin e tërë procesit zgjedhor”. “Ky fakt është konstatuar edhe nga raportet vendore dhe ndërkombëtare të vëzhgimit të zgjedhjeve, sidomos që nga zgjedhjet lokale të vitit 2017”.

Cakolli, në një postim në Facebook, ka thënë se lehtësimi i procedurave për aplikim dhe votim jashtë vendit nuk duhet të nënkuptohet si kompromentim të integritetit dhe transparencës së zgjedhjeve, duke e bërë këtë operacion të pakontrolluar fare.

“Ndonëse pa detaje dhe jo plotësisht i qartë, vendimi i sotëm i KQZ-së për verifikimin e aplikacioneve të votuesve jashtë vendit përmes telefonatave, i miratuar unanimisht, është i nevojshëm për rritjen e integritetit të procesit zgjedhor”, ka shkruar Cakolli, përcjell Telegrafi.

KQZ me vendim për votuesit nga diaspora: Nëse mërgimtari nuk përgjigjet në telefon nuk i lejohet votimi
Lexo po ashtu KQZ me vendim për votuesit nga diaspora: Nëse mërgimtari nuk përgjigjet në telefon nuk i lejohet votimi

Hulumtuesi i KDI-së thotë se ky vendim duhet të elaborohet tutje, duke përfshirë edhe përcaktimin e kontrollit të dyfishtë të realizimit të telefonatave, numrin e thirrjeve, problemin e zonave të ndryshme kohore dhe të ngjashme.

“Me anë të këtij vendimi evitohen situatat e manipulimit të procesit të votimit jashtë vendit, siç kemi pasur rastin më eklatant në fund të vitit 2017, kur raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar të Istogut ishte përsëritur në tërësi. Madje, atë kohë, kur PZAP kishte tentuar konfirmimin e identitetit të votuesve jashtë vendit përmes telefonimit të tyre, pjesa dërrmuese e tyre kishin dalë numra të paqasshëm apo të gabuar”, ka shkruar ai.

“Ndër tjerash, ky vendim adreson edhe situatën me votat e ardhura nga Serbia, të cilat në vazhdimësi kanë qenë të diskutueshme – për shkak të dyshimeve se aplikimet janë bërë nga persona të njëjtë dhe nuk janë verifikuar asnjëherë. Trajtimi i kësaj teme si kalkulim ditor politik e elektoral është i panevojshëm dhe i dëmshëm”, thotë Cakolli.

Ndfaj vendimit të KQZ-së ka reaguar Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila i ka dërguar letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, lidhur me procesin e votimit dhe verifikimit të aplikimeve për votim të mërgatës, duke i kërkuar rishqyrtimin e vendimit të marr sot për verifikim të aplikimeve përmes telefonit.

Ajo tha se e drejta e votës është e drejtë e patjetërsueshme, e cila “nuk mund të kushtëzohet me një telefonatë”.

Në një letër drejtuar kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, Osmani i ka kërkuar rishqyrtim të këtij vendimi, duke theksuar se ky vendim mund të krijojë rrethana në të cilat e drejta e votës shkelet në mënyrë flagrante. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori