Cagliari – Inter, formacionet zyrtare

Caglari dhe Interi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në kampionatin italian.
Nerazzurrët janë mysafirë të Cagliarit në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të të Serie A.
Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti po tregon karakter të madh këtë fillim sezoni, duke shënuar 10 fitore dhe tri barazime, ndërsa udhëton te Cagliari për fitoren e radhës.
Në anën tjetër, vendasit janë në formë në ndeshjen e fundit me dy fitore radhazi dhe dëshirojnë ta shfrytëzojnë këtë formë për rezultat pozitiv ndaj Interit.
Të dy trajnerët e skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Cagliari: Rafael; Romagna, Ceppitelli, Andreolli; Farago, Ionița, Cigarini, Barella, Padoin; Joao Pedro , PavolettiInter: Handanovic; D'Ambrosio, Skriniar, Miranda, Santon; Gagliardini, Vecino; Candreva, B.Valero, Perisic; Icardi





















































