LAJMI I FUNDIT:

Cafu u detyrua ta shesë vilën e tij me gjysmë çmimi, shkak borxhet e mëdha

Cafu u detyrua ta shesë vilën e tij me gjysmë çmimi, shkak borxhet e mëdha

Futbollisti legjendar brazilian, Marcos Evangelista de Morais, i njohur më mirë si Cafu, iu desh të shiste vilën e tij familjare për të shlyer borxhet e akumuluara.

Cafu u detyrua të bënte një lëvizje të dëshpëruar. Ai shiti një vilë me vlerë rreth tetë milionë euro në lagjen e pasur Alphaville në Sao Paulo për “vetëm” 4.7 milionë, për të hequr qafe borxhet e shkaktuara nga bizneset e dështuara.


53-vjeçarit brazilian iu dhanë 45 ditë kohë për t’u larguar nga prona luksoze pasi gjyqtari konfirmoi shitjen. Ai u përpoq të ndalonte ankandin, duke pretenduar se vila ishte rezidenca e tij kryesore dhe se sipas ligjit brazilian nuk mund t’i hiqej si pronë e familjes.

Megjithatë, argumentet e tij u refuzuan dhe ankandi vazhdoi. Vila është blerë nga një kompani që do të dorëzojë paratë me një depozitë fillestare dhe më pas do të paguajë 15 këste mujore.

Sipas mediave lokale braziliane, Cafus tashmë i janë konfiskuar pesë prona për shkak të borxheve financiare që ai ka shkaktuar falë fillimit të kompanisë Capi Penta. Ai e filloi kompaninë në vitin 2004 së bashku me gruan e tij Regina, dhe synimi ishte të menaxhonte karrierën e sportistëve dhe futbollistëve të ndryshëm.

Ai konfirmoi në fillim të këtij viti se ka probleme me borxhe.

“Shumë thonë se jam “i prishur”, por nuk jam. Unë kam probleme me borxhet, por do të zgjidhen. Me mundin, punën, djersën dhe angazhimin tim kjo do të zgjidhet”, ka thënë Cafu me optimizëm.

Kjo pronë e shtrenjtë duhej të dilte në shitje në shtator, por ajo u pezullua pas një mosmarrëveshjeje për vlerësimin e vlerës së saj. Tani më në fund është shitur për më pak se pesë milionë euro.

Meqë ra fjala, Cafu mbahet mend si lojtari me më shumë paraqitje për kombëtaren braziliane (142) dhe si lojtari i vetëm në histori që ka luajtur tre herë në finalet e kampionateve botërore.

Duke luajtur për Milanin, Romën dhe Brazilin, ai fitoi pothuajse gjithçka që mund të fitohej në botën e futbollit. Ai doli dy herë kampion bote me Brazilin dhe dy herë fitoi Kupën e Amerikës, fitoi Ligën e Kampionëve me Milanin dhe dy herë ishte kampion i Italisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Goli në gjysmëfinale ndaj Realit, Harry Kane thyen një rekord të dy legjendave angleze

Goli në gjysmëfinale ndaj Realit, Harry Kane thyen një rekord të dy legjendave angleze

Bundesliga
Kalo në kategori