LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi: Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja dëshmon në veprim se kujdeset për çdo qytetar

Bytyqi: Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja dëshmon në veprim se kujdeset për çdo qytetar

Në forumin “Më shumë për të gjithë!” në Radovish nënkryetari i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, tha se LSDM vazhdon të kujdeset për ata që kanë nevojë më së shumti për ndihmë financiare. Ai tha se LSDM-ja është një qeveri që kujdeset për secilin qytetar dhe se kanë miratuar pakon e re të masave kundër krizës në vlerë prej 662 milionë euro për të përmbushur qytetarët që të mos e ndjejnë efektet e zgjatura të krizave me të cilat po përballet vendi jonë.

“Përmes Programit për Varfërinë Energjetike janë paraparë 1 milion euro për mbështetje financiare të mbi 5 mijë familjeve. Po vazhdojmë edhe me masën e subvencionimit të energjisë elektrike, me të cilën po vazhdojmë subvencionimin 90% të çmimit të energjisë elektrike. Me këtë ne mbrojmë drejtpërdrejt buxhetin familjar të 611 mijë amvisërive dhe 68 mijë konsumatorëve të vegjël, për të cilët llogaritet se do të nevojiten 35 milionë euro”, tha Bytyqi.


Ai informoi se për amvisëritë me të ardhura të ulëta, shfrytëzues të NMG dhe pension social, është planifikuar mbështetje financiare për faturat e energjisë elektrike, në vlerë prej 1200 denarë në muaj në 6 muajt e ardhshëm.

“Me këtë masë mbulohen mbi 50 mijë përdorues me një shumë totale prej 5.9 milionë euro”, tha Bytyqi.

Në forumin “Më shumë për të gjithë” në Radovish, nënkryetari i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, paralajmëroi ulje të çmimeve me pakicë të qumështit dhe produkteve të qumështit.

“Ne jemi të shqetësuar edhe për fuqinë blerëse të qytetarëve, që me më pak para të blejnë më shumë produkte bazë. Në kuadër të masave është paraparë edhe vendimi për miratimin e përdorimit të qumështit të dehidratuar për prodhimin e qumështit dhe produkteve të qumështit, i cili do të kontribuojë në uljen e çmimeve me pakicë të qumështit dhe produkteve të qumështit”, ka përfunduar Bytyqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Lajme
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Kalo në kategori