Bytyqi: Maqedonia e Veriut ofron një gamë të gjerë mundësish investimi në prodhim, energji, ndërtim, turizëm dhe bujqësi
Zv. kryeministri për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, udhëheqin delegacionin qeveritar, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare dyditore në Emiratet e Bashkuara Arabe, mëngjesin e sotëm në selinë Odës Ekonomike të Dubait u takuan me kryetarin dhe drejtorin ekzekutiv Hamad Buamim dhe menaxhmentin e ngushtë të Odës, njoftojnë nga Qeveria e Maqedonisë.
“Maqedonia e Veriut është ndoshta një vend me kushtet më të mira për të bërë biznes në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë. Kemi instrumente me të cilat mbështesim kompanitë për të investuar në fabrika prodhuese dhe në vend janë të përfaqësuar një numër i madh i kompanive që janë në zinxhirët e furnizimit të kompanive të mëdha ndërkombëtare të automobilave. Me Ligjin e ri të Energjisë dhe Strategjinë e Zhvillimit të Energjisë deri në vitin 2040, ne kemi hapur një front të gjerë investimesh në burimet e rinovueshme të energjisë, veçanërisht fotovoltaikët dhe termocentralet e erës, të cilat në afat të mesëm do të sigurojnë një furnizim të qëndrueshëm, ekologjik dhe të qëndrueshëm me energji elektrike. Shohim mundësi për të rritur bashkëpunimin edhe në prodhimin bujqësor, duke qenë se Dubai dhe Emiratet e Bashkuara Arabe importojnë rreth 95% të nevojave të tyre ushqimore. Për të zgjeruar bashkëpunimin në cilindo sektor, do të ishte me interes të dyanshëm rivendosja e aerolinjës direkte Shkup-Dubai”, tha zv. kryeministri Bytyqi, duke ftuar një delegacion zyrtar nga Oda Ekonomike të vizitojë Maqedoninë e Veriut për të mësuar më shumë rreth mundësive për investime.
Bashkëpunimi ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Emiratit të Dubait ka potencial të zhvillohet me ritme më të shpejta se më parë, përfundoi në takim zëvendëskryeministri Bytyqi, ministri Nuredini dhe kryetari i Odës Ekonomike të Dubait, Buamim, me ç’rast u dakorduan që të vazhdojnë komunikimin e ndërsjellë në të gjitha nivelet, për të rritur mundësitë për bashkëpunim ekonomik./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ndalohen dy persona nga Shkupi, dyshohen se kanë kryer katër krime
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Për zgjedhjet e 8 majit në RMV u akredituan 1078 vëzhgues vendas dhe 770 të huaj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City