LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi: Deficiti buxhetor i Maqedonisë doli të jetë 520 milion euro (Video)

Bytyqi: Deficiti buxhetor i Maqedonisë doli të jetë 520 milion euro (Video)

Fatmir Bytyqi, drejtori ekzekutiv i odës ekonomike veriperëndimore të Maqedonisë thotë se me rishikimin e buxhetit, jo vetëm që doli në pah deficiti buxhetor që ishte 360 milion euro, por ai u rrit në 520, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Fatkeqësisht po e them që me rebalancin u shkurtuan investimet kapitale, u shkurtuan linjat buxhetore që realisht do të duhej të sillnin përmirësimin e jetës së qytetarëve në Maqedoni. Nga ana tjetër nuk u preken shpenzimet jo produktive, nuk u prek “Shkupi 2014”, nuk u preken fasadat barok, nuk u prek “Rrethi panoramik” në qendër të Shkupit që do të kushtoj rreth 20 milion euro”, u shpreh Fatmir Bytyqi për emisionin ”10 Minuta” në Tv21.


Me këtë Bytyqi nënvizon se u shkurtuan investime kapitale që janë fondamentale për zhvillimin e ekonomisë, shkurtime edhe në infrastrukturë, buxhetet e komunave dhe ministrive. Shkurtime të tjera erdhën edhe nga Bashkimi Evropian të IPA fondeve, të cilat drejtori i odës ekonomike veri-perëndimore i cilëson si goditje të dytë në “plagën e vjetër” në buxhetin e shtetit./Telegrafi/