Ambasadorja e sapoemëruar e SHBA-ve në vend, Kate Marie Byrnes, sot do të vizitojë Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ku do të takohet me kryetarin, Talat Xhaferi.

Përveç kësaj, Xhaferi sot do të zhvillojë takim joformal me përfaqësuesit e mediave në Kuvend, në të cilën do të diskutohet për aktivitetet aktuale dhe të ardhshme të Kuvendit./Telegrafi/