LAJMI I FUNDIT:

Buxheti për FSK-në vitin 2023 do të jetë 123 milionë euro, Murati thotë se është rritur për 20 për qind

Buxheti për FSK-në vitin 2023 do të jetë 123 milionë euro, Murati thotë se është rritur për 20 për qind

Buxheti për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ministrinë e Mbrojtjes për vitin 2023 do të jetë 123 milionë euro.

Kështu u bë e ditur të premten në konferencë për media nga kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati.


Para gazetarëve, Murati tha se ky buxhet është 20 për qind më shumë se buxheti i sivjetmë që ishte 102 milionë euro.

“Buxheti për FSK-në do të jetë 123 milionë euro. Paraqet një rritje me 20 për qind krahasuar me buxhetin e vitit aktual”, u shpreh ai.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës miratoi Projektligjin për buxhetin e vitit 2023, i cili pritet të jetë 3 miliardë e 212 milionë euro.

Kurti në mbledhjen e ekzekutivit, tha se se ky buxhet vjen pas “vitit më të suksesshëm në histori, për të hyrat”.

Ai shtoi se nga ky buxhet, rreth 750 milionë euro do të jenë për paga e mëditje, ndërsa 493 milionë për mallra e shpenzime. /Telegrafi/