LAJMI I FUNDIT:

Bursa e kriptovalutave Coinbase vlerësohet me 8 miliardë dollarë

Bursa e kriptovalutave Coinbase vlerësohet me 8 miliardë dollarë

Bursa e njohur e kriptovalutave Coinbase, është vlerësuar me 8 miliardë dollarë pas një raundi investimesh prej 300 milionë dollarësh që vjen nga Tiger Global me mbështetjen e Y Combinator, kurse në muajin gusht të 2017-së bursa vlerësohej me vetëm 1.6 miliardë dollarë.

Coinbase synon të lansoj shërbimet e këmbimit të kriptovalutave në para prej letre, përcjell Telegrafi.


Të njëjtën gjë kërkon edhe rivali Binance, ku ky i fundit ka vendosur objektiv që deri në fund të vitit të ardhshëm kruiptovalutat që mbështet të këmbehen në të paktën 10 kartëmonedha.

Coinbase mohon shitblerjet e kriptovalutave për përfitimet e veta
Lexo po ashtu Coinbase mohon shitblerjet e kriptovalutave për përfitimet e veta

Bursa e kriptovalutave Coinbase ka mohuar angazhimin në tregtinë e patjetërsueshme [një firmë investon për fitimin e vet dhe jo në emër të klientëve të saj] pasi Prokurori i Përgjithshëm i Nju Jorkut tha se pothuajse 20 për qind e transaksioneve në platformën e saj i atribuohen kompanisë.

Në një njoftim, shefi i politikave në Coinbase, Mike Lempres, tha se kompania “nuk angazhohet në tregtinë e pronësore”. /Telegrafi/