LAJMI I FUNDIT:

Burri sulmon gruan në Prishtinë

Burri sulmon gruan në Prishtinë
Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi ka sulmuar bashkëshorten e tij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 09:00 në fshatin Slivovë, Prishtinë.


Siç thuhet në raport, viktima pasi ka pranuar tretman mjekësor së bashku me femijën është dërguar në strehimore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovarë, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Viktima së bashku me fëmijën është dërguar në strehimore. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/