LAJMI I FUNDIT:

Burri më i rëndë i Britanisë zotohet se do të thërrasë policinë nëse infermieret nuk do ta lejojnë atë të pijë lëng të gazuar

Burri më i rëndë i Britanisë zotohet se do të thërrasë policinë nëse infermieret nuk do ta lejojnë atë të pijë lëng të gazuar

Burri më i rëndë në Mbretërinë e Bashkuar ka folur për vështirësitë që ai po përjeton ndërsa është i kufizuar në dietën e tij të kufizimit të lëngjeve, me infermierët që i kanë hequr pijet e gazuara.

Jason Holt, 32 vjeçar, thotë se ai i ka kërcënuar ata me thirrjen e policisë pasi që ja larguan pijet me sheqer dhe tani pretendon se është i hidratuar gjatë gjithë kohës.


Jason i cili peshon 298 kilogram, më parë pinte deri në tre litra pije joalkoolike. Megjithatë atij iu desh që të ndryshonte në mënyra dramatike pasi që në qershor organet e tij vitale filluan të dështojnë, duke e lënë atë vetëm pak qaste larg vdekjes, transmeton Telegrafi.

Siç kishte raportuar Mirror më herët, kujdestarët e tij tani e kanë vendosur Jason-in në një regjim të një dietë të re strikte ku atij i lejohet që të pijë vetëm deri në 1.5 litra lëngje për një periudhë 24 orëshe.

Duke folur publikisht, Jason i cili jeton në Surrey bëri të ditur: “Vazhdoj që të iu them atyre, unë i kam të drejtat e mija dhe duhet të jem në gjendje të pi çfarë të dua. Por nuk më lejohet. Unë jam shumë i mërzitur për këtë, çfarë i thotë kjo shoqërisë, që nuk mund të pini tani”?

“Vazhdoj t’u them: ‘Pse nuk mund të ma ktheni pijen në vend që të më vështirësoni jetën?’ U thashë se do të telefonoj policinë sepse jam vazhdimisht i dehidratuar”, thotë ai ndër të tjera.

Sipas Jason, atij i lejohen vetëm 100 ml lëng në të njëjtën kohë, një sasi që ai e përshkruan si “qesharake” për dikë të përmasave të tij. Ai thotë se nuk i lejohet as një copë fryti sepse ajo përmban ujë dhe ndjehet sikur kujdestarët po e “torturojnë” atë përmes këtij regjimi. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Askush nuk mund t'i rezistojë videos gazmore të tre britanikëve të dehur

Askush nuk mund t'i rezistojë videos gazmore të tre britanikëve të dehur

Fun
Meteori ndriçon qiellin mbi Portugali, dëshmitarët publikojnë video të ndryshme

Meteori ndriçon qiellin mbi Portugali, dëshmitarët publikojnë video të ndryshme

Interesante
Amerikani shënon rekord të ri botëror duke thyer 110 lapsa në vetëm një minutë

Amerikani shënon rekord të ri botëror duke thyer 110 lapsa në vetëm një minutë

Interesante
Mundësi i njohur ngre me një dorë gruan më të vogël në botë, reagojnë përdoruesit e rrjeteve sociale

Mundësi i njohur ngre me një dorë gruan më të vogël në botë, reagojnë përdoruesit e rrjeteve sociale

Fun
Qeni pati shansin të zgjedhë një lodër për herë të parë në jetë- shikoni se çka zgjodhi kafsha shtëpiake

Qeni pati shansin të zgjedhë një lodër për herë të parë në jetë- shikoni se çka zgjodhi kafsha shtëpiake

Fun
Përsëri dështon përpjekja e Teksasit për të mbledhur numrin më të madh të njerëzve me të njëjtin emër

Përsëri dështon përpjekja e Teksasit për të mbledhur numrin më të madh të njerëzve me të njëjtin emër

Interesante
Kalo në kategori