Burri më i gjatë në botë dhe gruaja më e shkurtër në botë janë takuar për të realizuar një fotosesion në Egjipt, duke i bërë kështu fotografitë më të mirë që ndonjëherë janë shkrepur.

Sipas librit të rekordeve Guiness, Sultan Kosen nga Turqia, është zyrtarisht njeriu më i gjatë në botë me 251 centimetra, derisa për dallim prej tij Jyoti Amge nga India, mban rekordin për gruan më të shkurtër në botë me 62.8 centimetra, transmeton Telegrafi.


3 160

Ata janë ftuar për të promovuar turizmin e Egjiptit, dhe kështu dyshja kanë pozuar para piramidës së famshme të Gizës në Kajro, njëri nga vendet më të preferuara për realizimin e fotosesioneve.

4 130

Që të dy Amge dhe Kosen kanë thyer rekordet në vitin 2011 dhe prej atëherë askush nuk ka arritur t'ua rrëmbej titujt që ata i mbajnë. /Telegrafi/

2 190

5 115

6 90