LAJMI I FUNDIT:

Burri cili sulmoi Bebe Rexhën me telefon në koncert dëshiron të arrijë marrëveshje për pranimin e fajësisë me shpresën se do të hiqen akuzat penale

Burri cili sulmoi Bebe Rexhën me telefon në koncert dëshiron të arrijë marrëveshje për pranimin e fajësisë me shpresën se do të hiqen akuzat penale

Bebe Rexha përfundoi në titujt e mediave botërore pak muaj më parë kur u godit me një telefon në skenë, nga një fans në turmën e fansave gjatë një koncerti në New York.

Sulmuesi i quajtur Nicholas Malvagna, parashikon se përfundimisht do t’i hiqen të gjitha akuzat penale, tha avokati i tij, shkruan The New York Post.


Avokati i Nicholas Malvagna, Todd Spodek, aludoi për një marrëveshje për pranimin e fajësisë që po diskutohej me prokurorët ndërsa klienti i tij u kthye në Gjykatën Penale të Manhatanit për çështjen e sulmit mbi incidentin e 19 qershorit në “The Rooftop at Pier 17” në South Street Seaport.

“Në këtë pikë ne nuk kemi marrë asnjë provë për të mbështetur akuzat dhe po shqyrtojmë të gjitha mocionet përkatëse”, tha Spodek për The Post pas seancës së shkurtër dëgjimore.

“Unë parashikoj një zgjidhje pa gjyq, me të gjitha akuzat penale që përfundimisht të hiqen”, tha avokati.

Sulmuesi i Bebe Rexhës në koncert shfaqet i turpëruar dhe kokulur në gjykatë, gjersa mbrohet nga prindërit e tij prej fotografëve
Lexo po ashtu Sulmuesi i Bebe Rexhës në koncert shfaqet i turpëruar dhe kokulur në gjykatë, gjersa mbrohet nga prindërit e tij prej fotografëve

Nicolas ka deklaruar para gjykatës se ai i ishte nënshtruar një trendi të TikTok-ut, ku sipas tij fansat ua hedhin telefonat artistëve në skenë, që ata t’i kapin dhe të bëjnë me ta një fotografi.

Nicolas Malvagna (Foto: Steven Hirsch)

Ai është akuzuar për sulm, ngacmim të rëndë, tentativë sulmi dhe ngacmim.

“Është një trend TikTok ku ju e hidhni telefonin tuaj në skenë, dhe një personazh i famshëm e pret atë dhe bën një ‘selfie’”, u tha Malvagna oficerëve të arrestimit, sipas një prokurori.

U la nga i dashuri për shkak të kilogramëve, Bebe Rexha: Interneti më quan të shëndoshë, një grua mund të shtojë peshë - gjëra që ndodhin
Lexo po ashtu U la nga i dashuri për shkak të kilogramëve, Bebe Rexha: Interneti më quan të shëndoshë, një grua mund të shtojë peshë - gjëra që ndodhin

“Mendova se ajo po shikonte në drejtimin tim. Unë isha rreth dy rreshta mbrapa, por në vend që telefoni im të binte pranë saj, telefoni im e goditi atë në fytyrë”, dyshohet se u tha Malvagna policëve.

Bebe Rexha (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

Ai u lirua pa kusht.

“Si një fans, qëllimi i vetëm i zotit Malvagna ishte që zonjusha Rexha të bënte fotografi me telefonin e tij dhe ta kthente atë në një kujtim. Asnjëherë nuk ka qenë qëllimi i tij për të lënduar artisten Rexha”, tha Spodek në një deklaratë në atë kohë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Teuta Selimi denoncon burrin dhe vëllain në polici?

Teuta Selimi denoncon burrin dhe vëllain në polici?

Magazina
A i ka shkruar Romeo mesazhe flirtuese Erjolës? Motra e moderatores tregon të vërtetën dhe “prapaskenat”

A i ka shkruar Romeo mesazhe flirtuese Erjolës? Motra e moderatores tregon të vërtetën dhe “prapaskenat”

Magazina
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Kris Jenner zbulon se është diagnostikuar me tumor

Kris Jenner zbulon se është diagnostikuar me tumor

Magazina
“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

Magazina
Rita Ora i jep një puthje të ngrohtë burrit të saj, ndërsa shijojnë çaste të ëmbla së bashku në varkë

Rita Ora i jep një puthje të ngrohtë burrit të saj, ndërsa shijojnë çaste të ëmbla së bashku në varkë

Magazina
Kalo në kategori