LAJMI I FUNDIT:

Burrat i duan gratë inteligjente vetëm në një rast: Tani gjithçka është zbuluar, nuk kanë më arsyetime!

Burrat i duan gratë inteligjente vetëm në një rast: Tani gjithçka është zbuluar, nuk kanë më arsyetime!
shutterstock

Shkencëtarët e Universitetit të Kolumbisë kryen një studim për të ekzaminuar sjelljen e 500 burrave dhe grave dhe për të gjetur se nga çfarë lloj njerëzish joshen ata

Ata e bënë këtë me ndihmën e të ashtuquajturit eksperiment takimi me shpejtësi, ku njerëzit kanë kohë të kufizuar për t’u njohur me njëri-tjetrin, të gjitha në mënyrë që të zbulojnë se si atraktivitetin fizik dhe se si inteligjenca ndikon në shanset e një takimi të dytë.


Rezultatet janë jashtëzakonisht interesante! – transmeton Telegrafi.

Për gratë, dukja fizike është më e rëndësishme se inteligjenca, por gjithsesi edhe ata që janë inteligjentë dhe joshës sigurisht që merren parasysh.

Sa më të bukur dhe sa më të zgjuar të jenë burrat, aq më të mëdha janë shanset që një grua të dalë përsëri me ta.

Për më tepër, rezulton se burrat që nuk janë veçanërisht tërheqës mund ta kompensojnë atë me inteligjencë, dhe anasjelltas.

Por, në rastin e kundërt, rezultatet janë krejtësisht të ndryshme. Burrat nuk duan të dalin me gra inteligjente! Madje edhe vajzën mesatarisht të bukur ata duan ta shohin përsëri vetëm nëse nuk është shumë inteligjente.

Gratë jashtëzakonisht inteligjente, u janë tërheqëse vetëm në një rast – nëse janë po aq tërheqëse fizikisht!

Me fjalë të tjera, duket se femrat që nuk duken si supermodele duhet të shtiren si budallaqe për të joshur një mashkull…

Mënjanë shakanë, mbani gjithmonë parasysh se bukuria është kalimtare, dhe inteligjenca nuk është padyshim çfarëdo që të thotë dikush, ajo është gjithmonë “në modë” dhe tërheqëse.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Intimitet dhe Pasion
U zgjodh plazhi më i mirë në Evropë, por nuk është tamam një vend tipik për pushime verore

U zgjodh plazhi më i mirë në Evropë, por nuk është tamam një vend tipik për pushime verore

Çfarë të vizitosh
Virgjëresha: Horoskopi vjetor për 2024

Virgjëresha: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Kalo në kategori