LAJMI I FUNDIT:

Burgu më i vogël në botë gjendet midis Britanisë dhe Francës – kush ka qenë i burgosuri më i famshëm në 168 vite

Burgu më i vogël në botë gjendet midis Britanisë dhe Francës – kush ka qenë i burgosuri më i famshëm në 168 vite

Ishulli Sark, më i vogli nga ishujt e Kanalit që ndodhet midis Francës dhe Anglisë, është shtëpia e burgut më të vogël në botë që përdoret ende sot – një ndërtesë e vogël me vetëm dy qeli.

Një ndërtesë miniaturë me dy qeli u ndërtua në vitin 1856 për kriminelët e vegjël, të cilët mund të mbahen pas hekurave për maksimum dy ditë.

Sark mbulon një sipërfaqe prej 5.45 kilometra katrorë, me një popullsi prej 600 banorësh, pa vetura, rrugë klasike dhe drita rrugore.


Nga ana tjetër, ajo ka një burg të pazakontë që strehon shtretër druri me dyshekë të hollë, raporton odditycentral.

Me kalimin e kohës në qelitë në miniaturë u vendos rryma dhe ngrohja, por ende nuk kanë dritare.

Tashmë kemi përmendur se është ndërtuar për kriminelë të vegjël, ndërsa kriminelët e rëndë janë të burgosur në ishullin e afërt të Guernsey. Sot qelitë janë më shpesh të “pushtuara” nga turistë të zhurmshëm apo vendas të dehur.

Më i famshmi nga ata që u burgosën në Sark ishte Andre Jardes, fizikan bërthamor nga Franca.

Ai pretendonte se ishte trashëgimtari dhe pronari i ligjshëm i ishullit dhe duke qenë se askush nuk e merrte seriozisht, vendosi të organizonte një “pushtim”.

Jardes mbuloi ishullin me postera që paralajmëronte pushtimin e tij, kështu që kur më në fund arriti në Sark me një pushkë gjysmë automatike, ai u godit në fytyrë nga polici në detyrë dhe u çarmatos. Francezi u arrestua dhe pushtimi i tij u pengua.

Është regjistruar si një nga të burgosurit e parë në shekullin e XIX-të ishte shërbëtorja e një zonje të shquar që vodhi një shall. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori