LAJMI I FUNDIT:

Bullgaria, Greqia dhe Rumania e mbështesin Serbinë në BE

Bullgaria, Greqia dhe Rumania e mbështesin Serbinë në BE

Kryeministrat e Bullgarisë, Greqisë dhe Rumanisë kanë shprehur mbështetje për synimin e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke thënë se ky integrim do të ndihmonte në garantimin e sigurisë dhe paqes rajonale.

“Të gjithë ne e dimë se vendi natyror i Serbisë është në Bashkimin Evropian”, u tha mbrëmë gazetarëve kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov, pas një samiti të mbajtur në qytetin bregdetar, Varna, në Bullgari.


Në këtë samit, po ashtu, kanë marrë pjesë, kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, ai i Rumanisë, Mihai Tudose, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ky takim ishte fokusuar në projektet e përbashkëta të infrastrukturës, të ekonomisë, të energjisë dhe të sigurisë.

Borissov tha se të tri shtetet anëtare të Bashkimit Evropian do të punojnë për ta përshpejtuar procesin e pranimit të Serbisë në BE, që aktualisht i ka 28 anëtarë.

Britania është në proces të largimit nga BE-ja. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë
Më shumë se njëzet ekipe, bashkë me dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit

Më shumë se njëzet ekipe, bashkë me dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit "të rrëzuar" të presidentit iranian

Botë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Raportime

Raportime "kontradiktore" rreth asaj se çfarë ndodhi me helikopterin ku ndodhej presidenti iranian Ebrahim Raisi

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa

"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë

Botë
Helikopteri i presidentit iranian Ebrahim Raisi bën “ulje emergjente”

Helikopteri i presidentit iranian Ebrahim Raisi bën “ulje emergjente”

Azia
Kalo në kategori